Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu Fetaua ue rasail (4/249)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si duhet vepruar nëse fëmija urinon mbi rrobe?”
Përgjigje: “Mendimi më i saktë është se, urina e djalit të vogël i cili ende është duke mëkuar, konsiderohet vetëm papastërti e vogël dhe është e mjaftueshme të spërkatet pak ujë mbi të, ose të hidhet ujë mbi vendin e zhytur, dhe nuk ka nevojë që të fërkohet.
Është konfirmuar se ishte sjellë një fëmijë i vogël tek profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe u ul në prehrin e tij, mirëpo fëmija urinoi mbi të. Në atë rast, profeti (salAllahu alejhi ue selem) kërkoi ujë dhe spërkati atë në vendin ku urinoi fëmija, por pa e fërkuar atë.
Ndërsa në lidhje me urinën e vajzës, atëherë themi se, vendi ku ka prekur ajo duhet të lahet. Baza e urinës është papastërtia, prandaj dhe duhet larë atë, mirëpo djali i vogël i cili ende mëkon është përjashtim sepse këtë e sugjeron Sunneti autentik.”