Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet vepruar nëse periudha mujore vjen jo e rregullt ?

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa´di (v. 1376)

Burimi: el-Fataua es-Sa´dijjeh, faqe 104

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë duhet të bëjë një grua nëse periudha e saj mujore ndonjëherë i vjen më vonë dhe ndonjëherë më herët, zgjat më shumë dhe ndonjëherë më pak?

Përgjigje: Në lidhje me mendimin e Hanbelive se ajo nuk duhet të marrë parasysh këto ndryshime derisa ato të mos përsëriten, ai nuk është mendim i cili duhet të pasohet. Edhe sot njerëzit veprojnë sipas mendimit të saktë i cili është në ” el-Insaf”.

Gruaja duhet të veprojë vetëm sipas këtij mendimi. Në qoftë se një grua sheh se ka ardhur gjak, ajo braktis namazin dhe agjërimin. Nëse ajo sheh shenja të cilat tregojnë për pastërtinë e saj, ajo konsiderohet të jetë e pastër. Atëherë ajo duhet të lahet dhe të falë namazin.

Kjo vlen pa marrë parasysh se a i ka ardhur periudha e saj më vonë ose më herët, ka zgjatur më gjatë ose më shkurtë. Një shembull i kësaj është se një grua ka periudhën e saj mujore shtatë ditë kur ajo zakonisht e ka atë në pesë ditë. Ajo duhet pra të marrë parasysh ndryshimet pa u shqetësuar se duhet ta përsërit atë

Kështu vepronin gratë e sahabëve dhe gratë e pasardhësve – Allahu qoftë i kënaqur me to. Edhe dijetarët tonë gjykonin gjithmonë në këtë mënyrë. Mendimi i cili thotë se ajo duhet të marrë parasysh ndryshimin vetëm në qoftë se ajo përsëritet tre herë, ata nuk kanë argumente dhe kundërshtojnë këtë provë.

Përveç kësaj mendimi më i saktë është se nuk ka moshë të caktuar në të cilën vajzës i arrin periudha e saj mujore. Asaj mund ti vijë para se të mbushë nëntë vite dhe pas pesëdhjetë viteve. Për sa kohë që asaj i vjen periudha e saj mujore, ajo duhet të ulet dhe ky është parimi.

Shpërndaje: