Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (81 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Si e mbanë njeriu përgjegjësinë kur ai ishte i ngarkuar me të dhe nuk kishte zgjedhje?”
Përgjigje: ”Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
إِنَّا عَرَضْنَا الْأَمَانَةَ عَلَى السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَالْجِبَالِ فَأَبَيْنَ أَن يَحْمِلْنَهَا وَأَشْفَقْنَ مِنْهَا وَحَمَلَهَا الْإِنسَانُ إِنَّهُ كَانَ ظَلُومًا جَهُولًا
”Ne ua ofruam amanetin (përgjegjësinë) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm.” 1 El-Ahzab 33:72
Allahu (azze ue xhel) nuk është i padrejtë ndaj askujt. Ai nuk kishte thënë kështu nëse njeriu nuk kishte rënë dakord për të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Ai mori mbi vete këtë përgjegjësi falë mendjes dhe veprimeve të cilat Allahu ia ka dhënë atij, dhe librat dhe të dërguarit që Ai ia ka dërguar atij. Sikur njeriu vetë tha se e dëshiroj këtë, sepse e kam librin e Allahut, Sunnetin e të dërguarit, mendjen dhe dallmin e gjërave.”