Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si e trajtuan sahabët lajmin për vdekjën e profetit?

Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)

Burimi: Lata’if-ul-Ma’arif, fq. 154-155

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) vdiq, muslimanët u trazuan. Disa prej tyre u ndikuan aq shumë sa që ata u shqetësuan mendërisht. Disa prej tyre u ulën dhe nuk mundën të qëndronin. Të tjerët nuk ishin në gjendje të flasin. Disa e mohuan vdekjen e tij tërësisht, dhe thanë se ai ishte në një mision sikurse veproi Musai (alejhi-selam). Njëri prej atyre që e thanë këtë ishte Umeri. Kur Ebu Bekri e mori lajmin, ai nxitoi tek shtëpia e Aishës dhe e gjeti të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) të mbuluar. Ai e hoqi mbulesën nga fytyra e tij dhe e puthi atë disa herë në fytyrë. Ai qante dhe tha:

“O profet! O mik i dashur! O mik i vërtetë! Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi. Betohem në Allahun se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka vdekur. Betohem në Allahun se Allahu nuk do të lejojë ty që të shijoshë vdekjen dy herë. Për sa i përket vdekjes të cilën Allahu e ka përcaktuar se do të vdesësh, kështu që ti e ke përjetuar atë.”

Ai hyri në xhami. Umeri qëndronte aty dhe bisedonte me njerëzit që ishin mbledhur rreth tij. Pastaj Ebu Bekri filloi të flasë. Ai e lavdëroi Allahun dhe dëshmoi se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut. Njerëzit e braktisën Umerin dhe u kthyen kah ai. Ai tha:

“Ai që e adhuronte Muhammedin, le ta di se Muhammedi ka vdekur. Dhe ai që e adhuron Allahun duhet ta dijë se Allahu është i gjallë dhe nuk vdes.”

Pastaj ai lexoi:

“Muhammedi nuk është asgjë më shumë se një i dërguar, dhe [të tjerë] të dërguar kanë vdekur para tij. Nëse ai vdes ose mbytet në luftë, a do të ktheheni prapa (në mosbesim)? Ai që kthehet plotësisht (në mosbesim) nuk i shkakton Allahut ndonjë dëm. Por Allahu do t’i shpërblejë ata që tregojnë mirënjohje.”

Atëherë të gjithë u bindën se profeti (salAllahu alejhi ue selem) kishte vdekur. Ishte sikurse ata kurrë nuk e kishin dëgjuar ajetin derisa Ebu Bekri e recitoi atë. Njerëzit e morën atë prej tij dhe nuk kishte person i cili nuk e lexonte.

Shpërndaje: