Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr. 15278
Imam Abdul-Aziz bin Baz
Alameh Abdur-Razzak Afifi
Alameh Abdullah bin Gudejjan
Imam Salih El-Fauzan
Alameh Abdul-Aziz Al Esh-Shejkh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë jam grua e moshuar dhe nuk mund të ngrihem nga shtrati ku qëndroj për dhjetë vite rresht. Unë kërkoj nga ju një fetva në lidhje me namazin dhe agjërimin? Unë kam braktisur namazin dhe agjërimin për një muaj. Në një tjetër kohë kam agjëruar vetëm dy ditë në dy muaj. Kam pyetur disa njerëz në lidhje me këtë dhe ata më thanë se nuk duhet të agjërojë në këtë gjendje.
Përgjigje: Gjëja e parë: Ti je e detyruar ta falësh namazin ashtu siç mundesh. Ose falesh ulur, shtrirë në krah ose në shpinë por me këmbët tuaja të kthyera kah kibla.
Allahu ka thënë:
“Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni.” Et-Tagabun, 64:16
Përveç kësaj profeti ﷺ i tha një njeriu të sëmurë:
”Falu në këmbë. Nëse nuk mundësh ta bësh këtë, falu ulur. Nëse nuk mund ta bësh këtë, falu i shtrirë në krahun tënd.”
Transmeton Bukhari (1117).
Nëse falesh shtrirë në krahë, është më mirë që të shtrihesh në krahun e djathtë me fytyrën tuaj drejtë kiblës.
Gjëja e dytë: Je e obliguar që ta kompensosh agjërimin nëse e ke braktisur atë për shkak të sëmundjes apo nga injoranca. Por nëse e ke braktisur agjërimin për shkak se ke humbur vetëdijen, atëherë nuk je e obliguar që ta kompensosh.
Gjëja e tretë: E ke obligim të marrësh abdes me ujë nëse ke mundësi ta bësh këtë. Duhet të ndihmojë dikush nga fëmijët tuaj apo ndonjë i afërm tjetër me të cilin nuk ke drejtë të martohesh ose ndonjë grua e cila mund të shërbej ty. Duhet të pastrohesh me ujë pas jashtëqitjes së madhe dhe urinimit, apo të pastrohesh me gurë apo letër. Kjo duhet veprohet të paktën tre herë. Nëse pastrohesh me gurë apo letër, nuk ke nevojë fare të përdorësh ujë. Nëse nuk ke mundësi që të marrësh abdes, të lejohet të marrësh tejemum. Atë e bënë duke i goditur duart tuaja për tokë, e pastaj fshin fytyrën dhe duart tuaja.
Të lejohet të bashkosh namazin e drekës dhe namazin e ikindisë, duke i falur ato në kohën e drekës apo të ikindisë dhe të lejohet të bashkosh namazin e akshamit me namazin e jacisë, i falë ato në kohën e akshamit apo të jacisë.