Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si i kaluam dhjetë ditët e para të Ramazanit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/klmh_1428-9-10.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në një hadith përmendet se si të gjithë pendohen kur ata vdesin. Nëse njeriu ishte i mirë ai pendohet për shkak se nuk ka kryer më shumë vepra të mira. Kur ai e sheh shpërblimin pendohet që nuk kishte bërë më shumë për tu shpërblyer më shumë. Nëse njeriu ishte i keq pendohet për shkak se ka hedhur poshtë jetën pa nevojë dhe se lejoi që ajo ti shkojë kot. Aq afër është vdekja. Aq afër është fundi. Aq shpejt jetës po i vjen fundi.

Ju keni mbaruar dhjetë ditët e para të Ramazanit. Tani pjese e dyta dhjetë ditëshe ka filluar. Atij që Allahu i jep jetë së shpejti do të trokas në derën e këtyre dhjetë ditëve të fundit. Pastaj mbaron muaji. Por si do të përfundojnë këto ditë? Si do të përfundojnë këto çaste? Muslimani duhet të mendoj për këtë.

Biznesmenët dhe njerëzit e pasur gjithmonë numërojnë paratë e tyre dhe i kontrollojnë  ato për ta parë nëse ata kanë shkuar në fitim ose në humbje. Nëse ata humbasin në një anë i shmangen asaj dhe shpenzojnë paratë e tyre diku tjetër. Tregtarët me jetën tjetër kanë më shumë të drejtë për këtë. Ata duhet të shqyrtojë vetveten dhe t’i shikojnë veprimet e veta. Ata duhet t’i shtojnë veprat e mira dhe të braktisin mëkatet. Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ  وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنسَاهُمْ أَنفُسَهُمْ أُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut).” 59:18-19

Kur ata e harruan Allahun dhe obligimet e Tij, Allahu i bëri ata që të harrojnë veten e tyre. Si mundet njeriu ta harrojë veten e tij? Kjo është e çuditshme. A ka diçka të cilin njeriu e sheh si më të vlefshme dhe më të çmuar se sa veten e tij? Kur ai e harron Allahun, Allahu e bënë atë që të harrojë veten e tij. Ai nuk i jep asnjë të mirë atij. Ai nuk e kursen atë nga e keqja. Kjo është humbja e madhe:

إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَلَا ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ

”Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në ditën e kjiametit. Ja, kjo është humbja e qartë”!” 39:15-16

Ne jemi të detyruar që të mendojnë dhe të mësojmë. Ne të gjithë bëjmë mëkate dhe gabime. Megjithatë, ne duhet të sigurohemi që vazhdimisht t’i kërkojmë Allahut falje dhe pendohemi tek Ai. Kjo nuk bëhet vetëm me gjuhë. Ne duhet t’i lutemi për falje Atij me gjuhë, me zemër dhe me vepra. Ne duhet të korrigjojmë veprat tona. Përndryshe, pendimi dhe kërkimi I faljes vetëm me gojë nuk sjell dobi.

Prandaj disa prej selefëve thanë:

”Lutja jonë për falje është në nevojë për lutje për falje.” 

Pse? Sepse është vetëm një lutje për falje. Kjo në vetvete është një mëkat që ka nevojë për një lutje për falje.

Shpërndaje: