Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si mendon ti që prindërit myslimanë duhet të trajtohen?

Imam Ebu Bekr Muhammed Ibn El-Uelijd Et-Tartushij (v. 520)

Burimi: Bir-rul Ualidejn, fq. 69

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا

”Por sillu mirë me ta në këtë botë”

Kjo është shpjeguar si bashkjetesë e mirë me ta. Kjo është një formë të cilën e pranon llogjika dhe nuk e dënon atë. Llogjika ndjehet e rehatshme me këtë metodologji dhe i duket e bukur. Kjo këshillë miqësore dhe shoqërim i mirë, është për prindërit jobesimtarë, për të cilët Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَإِن جَاهَدَاكَ عَلى أَن تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا

”Nëse ata mundohen të të bëjnë që të më shoqërosh (në adhurim) diçka për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ta në këtë botë.”

Si mendoni, se ata duhet të trajtohen në qoftëse janë myslimanë?

Shpërndaje: