Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ta’sil-ul-Intima uel-Muuatanah esh-Shar´ijjeh
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Është obligim për muslimanët që t’i respektojnë objektet qeveritare dhe të kujdesen për to dhe të sigurohen në mirëmbajtjen e tyre. Atëherë, çfarë të thuhet në lidhje me shkatërrimin e objekteve dhe goditjen e tyre, të pëlqen? Jo assesi, as xhamitë më nuk janë të sigurta prej tyre. Ata i godasin ato dhe hedhin bomba mbi to. Ata vrasin njerëz në xhamitë e tyre. Ata hedhin në erë objektet dhe ndërtesat e tyre. Përveç kësaj, ata pretendojnë se kjo është xhihad në rrugë të Allahut dhe se ata janë muxhahida.
Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe t’i lajmërojmë ata që janë mashtruar nga këta që mendojnë se kjo me të vërtetë është nga xhihadi dhe se është vepër fisnike (ndërsa ajo absolutisht nuk është).
Këto vepra në fakt janë shkatërrim dhe Allahu nuk i do ata që e përhapin shkatërrimin. Kjo është nga përhapja e shkatërrimit në tokë, e Allahu nuk i do ata që përhapin shkatërrime.
Për më tepër, njerëz të pafajshëm janë vrarë. Njerëz të cilët Allahu i ka ndaluar për t’i vrarë pa ndonjë arsye. Ata e kryejnë mëkatin dhe pastaj mund ta vrasin edhe veten. Ata hedhin veten e tyre në ajër dhe thonë se kjo është martirizim. Si mund që një vetëvrasës të jetë martir, kur i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë se ai është në Zjarr? Allahu Xhele ue Ala thotë:
“Mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju. Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.” (4:29-30)
I dërguari salAllahu alejhi ue selem në një hadith autentik thotë:
”Kushdo që e vret veten e tij duke u hedhur nga mali, atëherë ai do të jetë në zjarrin e xhehenemit duke e hedhur veten e tij në të dhe do të jetojë në të përgjithmonë. Dhe kushdo që e vret veten e tij duke pirë helm, atëherë helm i tij do të jetë në dorën e tij në zjarr dhe ai do ta pijë atë në xhehenem duke jetuar në të përgjithmonë. Dhe kushdo që e vret veten e tij me një armë prej hekuri, atëherë arma e tij prej hekuri do të jetë në dorën e tij dhe ai do të godasë barkun e tij ndërsa do të jetojë përgjithmonë në zjarr.” El-Bukharij (nr.5778) dhe Muslim (nr.175).
Një vetë-vrasës bën një mëkat të madh, si mund të jetë një martir? Si mund dikush të thotë se ai është në rrugë për në Xhenet, kur i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë se ai është duke shkuar për në zjarr? Allahu lejoi martirizimin të arrihet për hir të Tij. Ata (dëshmorët) janë vrarë. Ata u vranë:
“Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (3:169)
“Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e Allahut se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!” (2:154)
Është ai i cili vdes në xhihad nën flamurin e muslimanëve, ai është dëshmorë. Ai i cili është vrarë nga armiku. Sa për personin i cili merr jetën e tij, ai ka bërë një mëkat të madh dhe rrezikon të përfundoj në zjarr. Kur i dërguari salAllahu alejhi ue selem është pyetur në lidhje me personin i cili lufton me guxim, fanatizëm e me radhë dhe me atë i cili lufton për hir të Allahut, ai tha:
“Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai lufton në rrugë të Allahut.” (Buhariu, 6/21,22).
Çështja duhet t’i referohet Fjalës së Allahut dhe të dërguarit të Tij, salAllahu alejhi ue selem, e jo pikëpamjeve devijante e shkatërruese të njerëzve që ndërrojnë pikëpamjet e dikujt dhe ia japin këto mendime të urryera.
Shkatërrimi i administratave dhe objekteve të shtetit dhe madje edhe xhamive, nënkupton se kjo nuk ka të bëjë me xhihadin në rrugë të Allahut.
Nëse dikush rrezikon të mallkohet për arsye se ka urinuar në rrugë ose nën hijen e një peme, dikush mund të pyes se si është çështja nëse dikush shpërthen një ndërtesë me njerëz.
Këta njerëz janë të obliguar që të pendohen te Allahu Aze ue Xhel dhe të shohin dallimin mes mikut dhe armikut dhe të mësojnë njohuri të dobishme me të cilën Allahu i udhëzon ata në rrugën e drejtë. Ata nuk duhet të marrin dituri nga njerëzit çorientues.