Shejkh Hasan Abdul-Vehab el-Benna
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=vGn_Q3z5HkE
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Me emrin e Allahut, tërë hamdi i përket Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Allahut, dhe pastaj:
Ky është një fjalim i shkurtër nga vëllai juaj për hir të Allahut, Hasan ibn Abdul-Vehhab el-Bennah; një thirrës Selefi në Republikën Arabe të Egjiptit.
Është përhapur në mesin e disave prej nxënësve të dijes në lidhje me vëllain tonë; Shejkh Ebu Abdil-A’la Khalid Uthman se ai gjoja ka gënjyer në ngjarje të caktuara.
Atëherë, nuk di asgjë për tërë këtë. Ai ka bërë davet me mua për 25 vjet dhe kurrë nuk më ka gënjyer. Si mund që ta akuzojmë atë se gënjen kur është i sinqertë në të gjitha fjalët e tij?!
Argumentet që ai transmeton janë nga Kurani dhe Sunneti, dhe rastet që ndodhin janë një dëshmi për vërtetësinë e tij. Pra, si mund ta akuzojmë atë se gënjen?! E gjithë kjo është e kotë dhe e gjithë kjo është gënjeshtër.
Nuk është e saktë që të transmetosh këto lloje të gjërave në lidhje me ata sikurse Khalid Uthman sepse ai është nga pasuesit e Sunnetit dhe ai është nga njerëzit e dijes.
Allahu ju shpërbleftë!
Kjo u [tha] në mbrëmjen e ditës së mërkurë, me datë 22 i Xhemadu-Thaanijeh të vitit 1440 hixhri.
Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=_61ctHO0qPs&feature=youtu.be