Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Hidajat-ul-Hajara, fq. 235
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse muslimanët do të kritikohen nga njeriu i fesë së devijuar, i cili e adhuron kryqin dhe pikturat në mure, atij i thuhet:
Si nuk turpërohesh kur feja juaj është e bazuar që të besoni se Krijuesi i qiejve dhe tokës zbriti nga arshi i Tij dhe hyri në mitrën e një gruaje që hante ushqim, pinte, urinonte, zbrazte zorrët dhe kishte ciklin mujor. Pastaj Ai filloi të rritet në barkun e saj, në të cilën Ai ishte për nëntë muaj. Në të, Ai u përzie me jashtëqitje, urinë, gjakun dhe gjakun menstrual.
Pastaj Ai doli dhe u mbështjellë dhe u vendos në një djep. Sa herë që ai fillonte të qajë, nëna e tij i jepte gji.
Pastaj Ai shkoi në shkollë me fëmijët.
Njëra gjë çoi në një tjetër, dhe jehudët tani e kishin goditur me shuplakë Atë në të dy faqet dhe në qafë. Ata e pështynë Atë në fytyrë, ia vendosën një kurorë me ferra mbi kokë. Ata e nënçmuan atë dhe bënë shaka me shenjtërinë e Tij.
Pas kësaj ata ia gozhduan duart dhe këmbët në kryq. Ai bërtiti, qau dhe vajtoi për shkak të nxehtësisë së gozhdëve dhe dhimbjeve të kryqëzimit.
Ky është ai, që sipas tyre i krijoi qiejt dhe tokën, shpërndau furnizimin dhe përcaktoi jetën e krijesave. Por i përkiste urtësisë dhe mëshirës së Tij që Ai bëri që armiqtë e Tij ta bëjnë gjithë këtë me Të, që ata të meritojnë dënimin dhe burgosjen në xhehnem. Ai do t’i shkëmbente me këta armiq profetët, të dërguarit dhe evlijatë, në mënyrë që të mund ti lirojë ata nga zinxhirët e shejtanit. Sepse krishterët besojnë se shpirti i Ademit, Ibrahimit, Nuhit dhe profetëve të tjerë janë të lidhur me zinxhirë në xhehenemin e shejtanit derisa t’i liroj ata duke bërë armiqtë e Tij që ta kryqëzojnë Atë!