Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua erkanul-Islam, fq. 28
Pyetje: Si paguhet zekati për të hollat që ka ua kemi huazuar njerëzve të tjerë?
Përgjigje: Nëse ia huazon të hollat një personi që ka pasuri, atëherë ti duhet të paguash zekatin çdo vit. Megjithatë, personi mund të zgjedhë nëse ai dëshiron ai mund të paguajë zekatin për paratë që i ka huazuar së bashku me pjesën tjetër të parave për të cilat ai paguan zekatin, dhe në qoftë se ai dëshiron ai mund të presë derisa atij ti kthehen paratë që ai i ka dhënë hua dhe të jep zeqatin për të gjitha vitet që kanë kaluar.
Ndërsa nëse ia ke dhënë hua të hollat një person që është i varfër, atëherë nuk ke nevojë të paguash zekatin për ato të holla, sipas mendimit më të saktë, por kur ai ti kthen të hollat, atëherë ai paguan zekatin për një vit.