Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si pastrohet urina e fëmijëve?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Buhari (1/562)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Buhari ka thënë:

223 – Abdullah bin Jusuf na ka treguar: Maliku na informoi, nga Ibn Shihab, nga Ubejdullah bin Abdilah bin Utbeh, Ummu Kajs bint Mihsan e cila tregoi:

”Ajo e solli djalin e saj të vogël, i cili nuk kishte filluar akoma të ha, tek i dërguari i Allahut Allahu alejhi ue selem. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi u eselem e uli atë në prehrin e tij. Pastaj ai filloi të urinoj në rrobat e tij dhe profeti salAllahu alejhi ue selem kërkoi ujë dhe i spërkati rrobat pa i larë ato.”

A është urina e fëmijëve e papastër apo jo? Dhe si duhet të pastrohet nëse ajo është e papastër? Po, urina e fëmijëve është e papastër dhe argummenti për këtë është se profeti salAllahu alejhi ue selem urdhëroi që ajo të pastrohet.

Ndërsa sa i përket mënyrës së larjes së saj, ajo nuk është e papastër si papastërtita e madhe, por ajo është një papatsëri më e lehtë, prandaj edhe pastrimi i saj është i lehtë. Prandaj mjafton për të derdh ujë mbi atë vend të papastër në mënyrë që e gjitha të laget. Me këtë vendi bëhet i pastër, dhe nuk ka nevojë të gërvishet ose të shtrydhet. Megjithatë, është në rregull ta shtrydhësh ujin në qoftë se dëshiron që vendi të thahet më shpejtë. Megjithatë, kjo nuk është një domosdoshmëri.

Shpërndaje: