Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si ringjallen njerëzit nga varret e tyre?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nurun Ala Derb, Kaseta nr. 271

Përktheu: Besim Gjelaj

www.perlatmuslimane.com

Si ngritën (ringjallen) njerëzit nga varret e tyre?

Njerëzit ngritën nga varret e tyre duke qenë këmbëzbathur, lakuriq, të pa bërë sunet dhe nuk posedojnë asgjë.

Sa i përket këmbëzbathur, do të thotë: në këmbët e tyre nuk ka nalle, mbathëse e as çorapë.

Sa i përket lakuriq, do të thotë: nuk kanë rroba, pjesët e turpshme të tyre duken ashtu sikur i kanë lindur nënat e veta, dalin nga toka ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:  

كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُعِيدُهُ

“Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë.” (Enbija 104).

Sa i përket të pa bërë sunet: nuk janë bërë sunet, do të thotë nuk është bërë rreth prerja e cila behët në dynja, pra lëkura që është në kokën e organit rikthehet ditën e Kiametit, sa që ngritën njerëzit nga varret e tyre ashtu siç kanë dalë nga barqet e nënave të tyre, të pa bërë sunet.

Dhe nuk posedojnë pasuri do të thotë nuk ka pasuri me ta, nuk kanë pasuri që mund ta dhurojnë, nuk ka dërhem e as dinar, e as ndonjë gjë, nuk kanë asgjë, pra aty vlejnë vetëm veprat e mira. 

Kështu ngritën njerëzit nga varret e tyre për tek Zoti i botëve, i Lavdëruar dhe i Madhëruar!

 

Shpërndaje: