Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fikh-ul-Ibadat, fq. 205-206
Madar-ul-Uatan, 1424
www.perlatmuslimane.com
Zekati ka ndikim të dukshëm në shoqërinë dhe ekonominë Islame. Në të është barazia me të varfëritë. Në të ruhen interesat e përgjithshme. Allahu (Subhanehu ue Te ala) ka thënë në lidhje me shpenzimet e zekatit:
“Zekati u takon vetëm: të varfërve (që s’kanë fare), të ngratëve (nevojtarëve), punonjësve (që e tubojnë zekatin), atyre që duhen përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirimin nga robëria, për ata që janë në borxhe, luftëtarëve në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu është i Gjithëditur, më i Urti Gjithëgjykues.” 1
Në mesin e këtyre tetë grupeve, ka nga ata që i jepet zekati për ti shpëtuar vështirësive dhe ka nga ata që u jepet zekati sepse muslimanët kanë nevojë për të. Fukareve, mesakinëve dhe atyre që kanë borxhe u jepet zekati për nevojat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për udhëtarin dhe për të robëruarin. Të tjerët e marrin atë për shkak se njerëzit kanë nevojë për të. Ata janë ata që qëndrojnë për paqe mes njerëzve, ata që e mbledhin zekatin dhe luftojnë për hir të Allahut.
Në qoftë se ne e dimë se dhënia e zektit këtyre grupeve të synuara është shkak që ata t’i përmbushin nevojat e tyre specifike dhe që muslimanët të përfitojnë prej saj në përgjithësi, ne e kuptojmë se çfarë dobie zekati bënë në shoqëri.
Ndërsa lidhur me aspektin ekonomik, pasuritë shpërndahet midis të pasurve dhe të varfërve. Një pjesë e kërkuar e pasurisë së njerëzve të pasur merret dhe u jepet të varfërve. Kjo bëhet kështu që të ketë një ekuilibër në mes të dy palëve.
Shoqëria përfiton që njerëzit ti afrohen njëri tjetrit. Në qoftë se të varfëritë shohin se të pasurit u japin atyre nga të hollat e tyre, ata padyshim do ti duan të pasurit dhe të shpresojnë atë që Allahu i ka urdhëruar ata që të dhurojë. I tillë nuk është rasti nëse të pasurit janë dorështrënguar me dhënien e zekatit. Një veprim i tillë shpie që urrejtja dhe armiqësia të mbjellët në zemrat e të varfërve. Kjo tregohet në fund të këtij ajeti fisnik ku Allahu (Te ala) thotë në lidhje me shpenzimet e zekatit:
Këto janë dispozitat, e Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëditur, më i Urti Gjithëgjykues.” 2
1 9:60.
2 9:60.