Si ta di robi se Allahu e do dhe është i kënaqur me të?
Imam Hafidh el-Hakemi
Burimi: “A’lamus-Sunnetil-Menshurah” fq. 5
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si ta di robi se Allahu e do dhe është i kënaqur me të?”
Përgjigje: “Robi këtë e di ngase Allahu dërgoi të Dërguar dhe zbriti libra, ku përmes tyre Allahu tregon shkaqet nga të cilat njeriu arrin dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut. Po ashtu tregohen edhe shkaqet që sjellin urrejtjen dhe hidhërimin e Tij. Allahu thotë:
رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ
“Të dërguarit janë këta që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.” 4:165
Dhe Allahu thotë:
قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” 3:31
- april 21, 2016
- Comments are off