Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Bedr
Burimi: “Vlera e Gruas në Islam”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Tri parime që i ndihmojnë njeriut për t’iu bindur gjykimeve të Allahut ‘Azze ue Xhel në çdo pore të jetës [1]:
– Gjykimet e Allahut ‘Azze ue Xhel janë gjykimet më të mira dhe më të drejta. Thotë Allahu:
وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّهِ حُكْمًا لِقَوْمٍ يُوقِنُونَ
“E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” 5:50
Dhe thotë Allahu:
أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ
“A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!” 95:8
Dhe thotë Allahu:
إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ
“Vendimi (gjykimi) i takon vetëm Allahut.” 6:57
Të gjitha gjykimet e Allahut janë të drejta dhe nuk ka në të padrejtësi. Të gjitha gjykimet e Allahut janë të përsosura pa asnjë mangësi. Të gjitha ato janë të drejta dhe nuk ka shtrembërime në to. Në gjykimet e Allahut fshihet mirëqenia e robërve të Allahut dhe shpëtimi i tyre në dynja dhe ahiret.
– Ndershmëria që i ka bërë Allahu robit të Tij është reale dhe, dinjiteti dhe fitorja e njeriut është e lidhur ngushtë me praktikimin e islamit, me jetësimin e islamit ashtu siç ka zbritur, me të gjitha gjykimet e Allahut Subhanehu ue Te’ala. Sa më shumë që robi kapet fortë për këto gjykime dhe udhëzime, kjo bën që ai të jetë sa më lartë i ngritur dhe triumfues.
Dhe, sa më shumë që të largohet robi nga gjykimet e Allahut dhe nga ligji i Tij, është aq më larg dinjitetit dhe triumfit.
Dinjiteti i vërtetë është në fenë e Allahut. Thotë Allahu:
وَمَنْ يُهِنِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ مُكْرِمٍ
“E atë që e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar.” 22:18
Dinjiteti i vërtetë është në nënshtrimin e plotë ndaj Allahut dhe praktikimin e ligjit të Tij. Shih se, si Allahu përshkruan fjalën e besimtarit në Kuran:
إِنِّي آمَنْتُ بِرَبِّكُمْ فَاسْمَعُونِ (25) قِيلَ ادْخُلِ الْجَنَّةَ قَالَ يَا لَيْتَ قَوْمِي يَعْلَمُونَ (26) بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُكْرَمِينَ
“Unë i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!” (Pasi e vrau populli i vet, atij) iu tha: “Hyr në Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar”!” 36:25-27
Ky është nderi më i madh dhe real, kjo është krenaria e plotë; përmes besimit në Allahun, duke praktikuar ligjet e Tij dhe duke iu përmbajtur urdhëresave dhe ndalesave në islam. Thotë Allahu:
إِنْ تَجْتَنِبُوا كَبَائِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُمْ مُدْخَلًا كَرِيمًا
“Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar.” 4:31
Nuk ka dinjitet, përveçse me nënshtrim të plotë ndaj Allahut, duke i praktikuar urdhërat e Tij dhe duke u ndaluar nga ndalesat që Ai i ka caktuar.
– Robi duhet ta dijë se, ai ka shumë armiq, të cilët nuk dëshirojnë që ai të ketë këtë dinjitet, nuk dëshirojnë që ai të stoliset me këtë krenari dhe nuk ia dëshirojnë atij këtë shpëtim.
Në ballë të këtyre armiqve është shejtani i mallkuar –Allahu na ruajttë prej tij–. Shejtani dhe ndihmësit e tij, nuk duan që besimtari të jetoj nën këtë ombrellë të ndershmërisë dhe dinjitetit, pra, është fjala të atij islam. Përkundrazi, ai nuk i do robit asgjë tjetër, përpos lajthitjes, humbjes dhe përbuzjes. Thotë Allahu Te’ala në Kuran:
وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ قَالَ أَأَسْجُدُ لِمَنْ خَلَقْتَ طِينًا (61) قَالَ أَرَأَيْتَكَ هَذَا الَّذِي كَرَّمْتَ عَلَيَّ لَئِنْ أَخَّرْتَنِ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ لَأَحْتَنِكَنَّ ذُرِّيَّتَهُ إِلَّا قَلِيلًا (62) قَالَ اذْهَبْ فَمَنْ تَبِعَكَ مِنْهُمْ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَاؤُكُمْ جَزَاءً مَوْفُورًا(63) وَاسْتَفْزِزْ مَنِ اسْتَطَعْتَ مِنْهُمْ بِصَوْتِكَ وَأَجْلِبْ عَلَيْهِمْ بِخَيْلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكْهُمْ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ وَعِدْهُمْ وَمَا يَعِدُهُمُ الشَّيْطَانُ إِلَّا غُرُورًا (64) إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ وَكَفَى بِرَبِّكَ وَكِيلًا
“Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata të gjithë iu përulën në sexhde, përveç Iblisit! Ai tha: “Si?! Unë t’i bëj sexhde atij që Ti e ke krijuar nga balta?!” Gjithashtu, tha: “A e sheh këtë që Ti e nderove mbi mua? Nëse Ti më jep kohë deri në Ditën e Kiametit, unë do t’i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përveç një pakice prej tyre!” (Allahu) tha: “Ik! Kushdo prej tyre që të pason ty, do të ketë Xhehenemin si shpërblim – një shpërblim i plotë. Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe jepu premtime! -Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime. Por në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Zoti yt mjafton si mbrojtës (i tyre)”!” 17: 61:65
__________________________
[1] Shejkhu i përmend këto tri parime kur i drejtohej të drejtave të femrës në islam dhe dallimit gjinorë.