Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A janë dobësia dhe disfatat që po i përjetojnë muslimanët sot rezultat i dobësisë në teuhid, apo vijnë nga ndjekja e tepërt e epsheve dhe pasioneve, dhe me cilën prej tyre duhet të fillohet për ta përmirësuar dhe shëruar gjendjen e umetit?
Përgjigje: Duhet të korrigjohet teuhidi sepse ai është themeli dhe baza. Nëse ti merresh me çështje të tjera, me ndalimin e mëkateve dhe shkeljeve të tjera ndërkohë që besimi është i prishur, atëherë nuk ka dobi nga përpjekjet dhe as kërkimet e tua. Korrigjo besimin së pari, pastaj merru me rregullimin e gabimeve të njerëzve, po.