Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si agjërohet dita e Ashures? – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/617
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi agjërimin e ditës së Ashures? A është më mirë që kur ta agjërojmë këtë ditë,

– që t’ia bashkëngjisim një ditë para (të agjërojmë ditën 9 dhe 10),

– apo një ditë pas (të agjërojmë ditën 10 dhe 11),

– apo që t’i agjërojmë të gjitha së bashku (ditën 9, 10, 11)

– apo vetëm atë ditë (ditën e 10)?

Përgjigje: Agjërimi i ditës së Ashures është sunnet për shkak të argumenteve nga hadithet autentike nga i dërguari i Allahut të cilat flasin për këtë. Kjo ishte një ditë të cilën e kanë agjëruar jehudët, për shkak se Allahu e shpëtoi Musanë -alejhis-selam- dhe popullin e tij, ndërsa e shkatërroi Firaunin dhe ushtrinë që ishin me të. Prandaj edhe profeti ynë e agjëroi këtë ditë në emër të falënderimit ndaj Allahut dhe i urdhëroi edhe shokët e tij që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Në lidhje me agjërimin e tillë, është e ligjësuar që ne së bashku me agjërimin e kësaj dite, të agjërojmë edhe një ditë para apo pas saj.

Veprimi më i mirë është, agjërimi i ditës së 9 dhe ditës së 10. Por, është e mjaftueshme edhe nëse agjërohet dita e dhjetë dhe e njëmbëdhjetë për shkak se kjo bën që të kundërshtohen në agjërim jehudët (të cilët agjëronin vetëm ditën e 10). Dhe nëse agjërohen që të gjitha ditët, do të thotë dita e 9, e 10 dhe e 11 nuk ka asgjë të keqe ngase në disa transmetime, hadithi ka ardhur kështu:

“Agjëroni një ditë para dhe një ditë pas saj.”

Ndërsa që të agjërohet vetëm dita e dhjetë, ky është veprim i urryer.

Shpërndaje: