Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si të jem i përqendruar gjatë namazit?

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është ilaçi që më ndihmon për të qenë i përqendruar gjatë namazit?!”

Përgjigje: ”Ilaçi është ky:

Kur ti merr tekbirin fillestar duhet ta ndjesh se ke dalë përpara Allahut. Të mundohesh për ta kujtuar xhenetin dhe xhehenemin dhe të gjitha pozitat tjera (që kanë të bëjnë me ahiretin). Të kujtosh dhe ta lutësh Allahun për këtë. T’i largosh të gjitha mendimet çfarëdo qofshin ato. Duhet të mundohesh në këtë dhe të përpiqesh që me çdo forcë t’i largosh vesveset dhe mendimet e këqija, të cilat të largojnë përqendrimin çdoherë kur e prekin zemrën tënde apo i ndjen në vetvete.”

Shpërndaje: