Alameh Abdullah el-Gudejjan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si ta largoj mendjemadhësinë? Sepse unë jam një njeri i cili mendjemadhësinë e kam në zemër prandaj pyes si mund ta largoj atë?!”
Përgjigje: “Nëse dëshiron të largosh mendjemadhësinë, atëherë ai duhet t’i shikoj të tjerët të cilët janë më me pak të mira sesa ai. Të shohësh të mirat e Allahut të cilat t’i ka dhuruar ty, duke filluar nga shëndeti në trup, apo pasuria, prestigji, fëmijët etj. dhe ta dijë se Allahu mund t’ia marrë të gjitha këto mirësi për një moment të vetëm. Nuk ka dyshim se kjo cilësi tek njerëzit është cilësi e keqe. Dhe nuk është prej cilësive të lavdëruara. Ndërsa njeriu duhet të jetë i thjeshtë në sjellje me njerëzit, pa e marrë parasysh a janë ata burra apo gra, fëmijë apo të moshuar. Gjithashtu duhet të mësohet dhe të jetë i kujdesshëm me këtë gjë, të mundohet me të gjitha forcat e tij, ta lus Allahun që t’ia largojë atij këtë cilësi e posaçërisht atëherë kur të jetë në sexhde gjatë namazit.”