Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Gazeta “el-xhezirah” nr. 7883
Data e fetvas: 08.01.1413
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/2200
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë duhet të bëj ai/ajo që ka bërë zina, në mënyrë që të pastrohet nga mëkati i kësaj vepre?
Përgjigje: Zinaja, është prej ndalesave dhe mëkateve më të mëdha. Allahu (te ala) i ka kërcënuar dhe u ka premtuar jobesimtarëve, atyre të cilëve mbysin dikë pa të drejtë dhe atyre që bëjnë zina se, do t’ua shtojë dënimin Ditën e Kiametit e do t’i lë në dënim përgjithmonë të nënçmuar e të përbuzur, për shkak të peshës që kanë këto mëkate dhe për shkak të fëlliqësisë së këtyre veprave.
Thotë Allahu (te ala):
وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلا بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَامًا * يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا * إِلا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا
“Ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e kërkon drejtësia, dhe që nuk bëjnë zina, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë,…” 25:68-70
Ai i cili ka rënë në ndonjërin prej këtyre mëkateve, duhet të pendohet tek Allahu i Madhëruar me pendim të sinqertë, duke e shoqëruar këtë pendim me Iman të sinqertë dhe vepra të mira. Pendimi është i sinqertë, atëherë kur nuk i kthehet mëkatit të mëhershëm, i bie pishman për veprën e kryer dhe vendos me sinqeritet që të mos i kthehet këtij veprimi për shkak të frikës e madhërimit të Allahut të Lartësuar, duke shpresuar në shpërblimin e Tij e duke pasur frikë nga dënimin e Tij.
Thotë Allahu:
وَإِنِّي لَغَفَّارٌ لِمَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا ثُمَّ اهْتَدَى
“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” 20:82
Është obligim i çdo myslimani e myslimaneje që të qëndroj sa më larg këtij veprimi të shëmtuar dhe çdo rrugë që të shpien drejt saj, e të shpejtojë për t’u penduar me pendim të sinqertë për atë që ka kaluar, sepse me të vërtetë Allahu ua pranon pendimin atyre që pendohen sinqerisht dhe i fal gabimet e tyre.