Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si të shpëtohet nga nënçmimi i vazhdueshëm i bashkëshortit?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu Fetaua ue Mekalat vol. 20
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam e martuar qe 25 vjet. Kam disa fëmijë, vajza e djem. Unë po përballem me probleme të shumta nga ana e burrit tim. Burri im më nënçmon në prani të fëmijëve, në prani të afërmve e të tjerëve; nuk më vlerëson aspak dhe këtë e bën pa ndonjë arsye. Në asnjë moment nuk ndjehem rehat, përveç kur ai del nga shtëpia. Duke pasur parasysh se burri im falet dhe ka frikë Allahun, ju lutemi, më këshilloni në veprimin e drejtë! Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Jeni e obliguar që të bëni durim, ta këshilloni atë në formën më të mirë, ta rikujtoni se Allahu sheh dhe se një ditë do të dal para Allahut. Nëse ti e bën këtë vazhdimisht, ka mundësi që t’i përmirësoj sjelljet e tij e t’i lë anash sjelljet e liga. Nëse ai nuk përmirësohet, i gjithë mëkati bie mbi të, ndërsa ti do të kesh shpërblim të madh për shkak se ke duruar ndaj të këqijave të tij. Është e ligjësuar që të lutesh për të gjatë namazit dhe jashtë namazit që Allahu ta udhëzoj në rrugën e drejtë, ta furnizoj me sjellje të mira dhe të mbroj ty nga e keqja e tij dhe e keqja e të tjerëve.

Ndërsa ti gjykoje dhe vlerësoje vetën tënde, kapu për fenë e Allahut ashtu siç duhet, pendohu tek Allahu (te ala) nga të këqijat dhe gabimet që mund t’i kesh bërë, sepse Allahu (xhela ue ala) thotë:

وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ

 “Dhe çfarëdo fatkeqësie që t’iu bie, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai ju falë.” 42:30

Nuk ka të keqe që të kërkosh nga babai i tij, nëna e tij, nga vëllezërit e tij më të mëdhenj apo të kërkosh nga dikush tjetër që ai i vlerëson dhe ua merr fjalën qofshin ata nga të afërmit apo komshinjtë, që ta këshillojnë e ta drejtojnë në sjellje të mira, duke u bazuar në fjalët e Allahut (subhaneh):

وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ

“Çoni jetë të mirë me to!” 4:19

Dhe në fjalët:

وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ

“Edhe ato kanë po aq të drejtë sa edhe obligim, e burrat kanë një gradë mbi to.” 2:228

Shpërndaje: