“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si të sillemi me fqinjin jofetarë?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nurun ‘ale-Derb (51 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Fqinjët e im janë familje e cila nuk janë fetare. Bijtë e tyre nuk i falin namazet e detyrueshme edhe pse ata janë të obliguar të falen (i thonë vetes që janë mysliman, janë të shëndosh mentalisht dhe janë në moshën madhore (v.p.)). Vetëm ati i tyre falet në xhami. Ndërsa, gratë nuk janë të mbuluara.

Ndonjëherë ata na japin perime që i kanë mbjellë në kopshtin e tyre. por edhe gjëra të tjera. A obligohemi që t’i marrim ato? Dhe a jemi të obliguar që t’i vizitojmë ata?”

Përgjigje: “Është e njohur gjerësisht se fqinji ka të drejtën e tij. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

من كان يؤمن بالله واليوم الآخر فليكرم جاره

“Ai që beson në Allahun dhe ditën e gjykimit le ta nderojë fqinjin e tij.”

Disa dijetarë thonë se fqinji ka tre të drejta në qoftë se ai është mysliman dhe i afërm; një të drejtë si mysliman, një si i afërm dhe një si fqinj. Nëse ai është fqinj dhe mysliman, ai ka dy të drejta; një të drejtë si mysliman dhe një si fqinj. Nëse ai është vetëm fqinj dhe nuk është as mysliman apo i afërm, ai ka të drejtën e fqinjit. Këta fqinjë kanë pra të drejta ndaj jush dhe ju keni të drejta ndaj tyre.

I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا طبخ أحدكم قدرا فليكثر مرقها ثم ليناول جاره منها

“Në qoftë se ndonjëri prej jush përgatit ushqim, atëherë le ti shtoj ujë në të dhe le të hajë edhe fqinji yt prej saj.”

Gjithashtu, është e pëlqyeshme që t’i jepni njeri-tjetrit edhe dhurata. Kjo është një shtytje drejt krijimit të miqësisë dhe dashurisë ndërmjet jush. Nëse ju e kryeni detyrën tuaj në raport me fqinjin tënd, atëherë e keni për obligim që t’i këshilloni ata për hir të Allahut. Këshillojë këta njerëz neglizhent që të fillojnë faljen e namazit dhe që gratë e tyre të mbulohen. Shpjegoni atyre detyrat që i kanë ndaj Allahut, në mënyrë që Allahu t’i udhëzoj nëpërmjet jush.

Nuk bën që të silleni ndaj tyre me mos respekt, t’i refuzoni dhuratat e tyre dhe t’i shmangeni atyre në çfarëdo forme qoftë kjo. Kjo vetëm do ta keqësojë gjendjen e tyre edhe më shumë.”

Shpërndaje: