Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si të sillesh me fëmijët tuaj?!

Shejkh Salih bin Abdul-Aziz bin Al esh-Shejkh

Burimi: “Bazat e sheriatit në atë se si duhet të jemi me njerëzit”.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Fëmijët mund të jenë të mëdhenj dhe të vegjël, i vogli kërkon mëshirë ndërsa i madhi kërkon disiplinën. Disa të mençur thonë: “Kur fëmija është i vogël atëherë ndihmoji, kur fillon të kuptojë shoqëroje që të mësohet, ndërsa kur të rritet tregoja gjërat (vë në dukje).”

Njeriu me fëmijën e tij, duhet pasur parasysh këto tre gjendje, pra, kur fëmija të jetë i vogël duhet të edukohet. Kjo edukatë duhet të jetë me mirësjelljen më të mirë. Poqë se babai ose nëna –veçanërisht në këtë kohë – tregohet me të i ngurtë, fëmija shumë lehtë mund të largohet nga ai dhe nga ajo e mirë që prindi ia ofron, ikën nga bindja ndaj Allahut, nga sjellja e mirë, nga namazi etj. sepse ne po jetojmë në kohë të fitneve.

Andaj, prindi fëmijën e tij të vogël duhet ta edukojë, duke përdorur metoda nga më të butat, e jo me vrazhdësi në mënyrë që të mos i krijosh fëmijës urrejtje posaçërisht ndaj adhurimeve. Pra, mos e obligo me gjëra që nuk janë obligim për të para se të arrij ai moshën e të dalluarit. Shembull nga kjo, kemi çështjet e avretit tek femrat, për të cilën gjë nuk janë të obliguara vajzat e nën moshën e dallueshmërisë. Gjithashtu, prej moshës 7 deri para se të jenë 10 vjeç ka gjykime tjera që dallojnë gjykimet që i takojnë moshave më të mëdha. Disa prindër mund të kenë qenë jo të drejtë me fëmijët të vegjël në atë se çfarë u lejohet atyre në aspektin e sheriatit islam duke ua ndaluar atyre ato gjëra, ndalim i cili nuk rezulton me sukses dhe fëmija fillon ta urrej gjënë e mirë.

Gjithashtu, djali dhe vajza në moshën e adoleshencës kanë gjykime të veçanta.

Prandaj edhe sjellja e babait dhe nënës ndaj tyre duhet të jetë më e veçantë dhe kjo të bëhet duke pyetur njerëzit e ditur për këtë gjë.

Duhet pyetur për fëmijën në moshë të caktuar se kur duhet lejuar të dalë, a të përzihet me gjininë e kundërt (në moshë të caktuar), e për atë që lejohet apo nuk lejohet të shikojë. Dhe e gjithë kjo të bëhet duke ia bërë të dashur gjënë e mirë të cilën ti ia ofron. Ndërsa fëmija i cili nuk është në moshën e pjekurisë gjykimet për të janë më të lehta, ngase përgjegjësia e veprave bie vetëm me arritjen e pjekurisë tek ai. Nga mosha 10 vjeçare deri tek mosha e pjekurisë ka gjëra e gjëra të ndryshme, ndërsa nën këtë moshë gjërat janë më të lehta për të (nuk ka obligime me të cilat ka përgjegjësi ai fëmijë). Prandaj, themi se prindërit duhet të mësojnë si të sillen me fëmijët në këto dy periudha të moshës. Ngase realiteti i pyetjeve me të cilat përballemi dhe atë që po dëgjojmë nga të tjerët, tregon se shumica e njerëzve nuk dinë se si të sillen sipas mësimeve të sheriatit me fëmijët e tyre të vegjël. Shumica e njerëzve nuk dinë se si të sillen me adoleshentët –mosha prej 10 vjeç deri në pjekuri-.

Ndërsa pasi të arrij fëmija moshën e pjekurisë, atëherë duhet t’ua tregojë atyre obligimet e veta (qoftë fëmija mashkull apo femër). Kur themi t’ia ‘tregoj obligimet’, e kemi për qëllim urdhrat e Allahut të Lartësuar, duke ua paraqitur ato në mënyrën e duhur. Gjithashtu, e urdhëron atë që t’i bindet Allahut, të praktikojë obligimet e tij dhe t’ia ndaloj gjërat e ndaluara.

Nëse gjen tek kjo moshë lëshime në disa çështje, nuk duhet kaluar deri tek përdorimi i forcës, ngase veçanërisht në këtë kohë forca nuk jep rezultat pozitiv, përkundrazi, forca është ajo që i ka larguar shumë njerëz nga pranimi i të vërtetës dhe udhëzimit. Kur fëmija të jetë në mëshon e adoleshencës, prindërit duhet ta këshillojnë atë që të jetë i bindur ndaj urdhrave të Allahut.

Të mos ia bëjnë të mundur atij që të shkojë rrugëve të prishura e të këqija, qoftë kjo në shtëpi, rrugë dhe nëpërmjet shoqërisë. E gjithë pengesa për të shkuar këtyre rrugëve, të mos bëhet me egërsi dhe vrazhdësi, por duke u munduar që ta bindësh fëmijën, duke e shtytur atë e ndonjëherë e ndonjëherë duke e frikësuar nga dënimi i Allahut; dhe kjo mënyrë e të vepruarit me të, padyshim se është gjë e mirë.

Mënyra më e mirë për t’i edukuar fëmijët drejtë, është që kur ata të rriten t’ia zgjedhësh atyre kë të shoqërojnë dhe kjo vlen për djalin dhe për vajzën. Shembull, vajzës sate pasi ajo të arrij moshën e pjekurisë, t’ia zgjedhësh me kë të shoqërohet; sepse njeriu nga krijimtaria e vet ka nevojë për shoqëri. Ajo nuk pranon që gjithnjë të shoqërohet me nënën apo motrën e saj më të madhe; e nëse ka shoqëri të mirë, atëherë gjërat për të do të jenë më të pranueshme.

Edhe për djalin vlen e njëjta gjë. Kërkon nga dikush që e sheh se është i mirë dhe i besueshëm dhe e shtynë që të shoqërohet me djalin e tij, edhe djalin e vet e shtynë që ta shoqëroj atë gjithashtu. Kjo është një metodë e mirë se si duhet të jetë prindi me fëmijën e tij, metodë që duhet pasur çdo prind, e që në kohët e sotme pothuajse nuk e gjejmë fare.

Në shumë raste tek një femër gjen shumë gjëra negative. Dhe a e di se çfarë qëndron prapa gjithë kësaj?

Do ta gjesh se prapa kësaj qëndrojnë lëshimet e prindit –babait apo nënës– kundrejt obligimeve që ata kishin ndaj vajzës eventualisht djalit të tyre, e kjo është vetëm një prej shkaqeve që mund të jetë në humbjen e fëmijës në rrugët e këqija. Do ta gjesh se ata nuk kanë qenë të kujdesshëm ndaj fëmijës së tyre në moshën e adoleshencës dhe pasi ai të jetë pjekur, e nuk ia kanë bërë të dashur atij gjërat e mira. E më pas vjen prindi dhe ankohet! Është e domosdoshme që prindërit të njohin mësimet e sheriatit islam që kanë të bëjnë me edukimin e djalit apo vajzës së tyre.

Të mos i anashkalojmë këto gjëra, në mënyrë që mos jenë fëmijët tanë apo të mos i shohim në gjendje të cilën nuk dëshirojmë t’i shohim. Prandaj edhe është obligim që njeriu t’i mësojë mënyrat e duhura se si të sillet me fëmijët e vet. Të mësoj edukimin e tyre se si duhet të jetë, çfarë rruge duhet përdorur dhe cila rrugë është më e mira për ta.

Shpërndaje: