Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
El-Ixhabat el-Xhelijjeh an-il-Kadaja el-Menhexhijeh, fq. 40-42
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Sot ka disa emra grupesh. Flitet për el-Ikhuan el-Musliminët, Selefitë dhe të ngjashme. A nuk mendoni se këta emra çojnë në një ndarje të veçantë mes muslimanëve? Allahu -subhanehu ue te ala- ka thënë:
“Është Ai që ju ka emëruar ju muslimanë edhe më parë.” Haxh, 22:78
A nuk mjafton vetëm të themi: ”unë jam musliman”?
Përgjigje: Nëse Ikhuan el-Musliminët kanë shpikur metodologjinë e tyre për rë cilën ata duan dhe urrejnë, nëse Xhema’at-ut-Teblig kanë shpikur metodologjinë e tyre të devijuar për të cilën ata duan dhe urrejnë, atëherë a na lejohet që t’i thërrasim ata me këta të tyre siç vepruan selefët kur i quajtën sektet me emrat: “Xhehmijej”, “Murxhiah” dhe “Khauarixh”?
Nëse shoqëria janë të bashkuar rreth një besimi dhe një metodologjie, nuk lejohet të ndahen ata me grupime. Por tani përçarja është një fakt. Të gjitha grupet kanë metodologji të veçanta dhe ata e luftojnë metodologjinë e selefëve. Si t’i quajmë ata?
Ata vetë e quajnë veten me këta emra! Ishte Hasan el-Benna ai që e quajti thirrjen e tij “Ikhuan el-Muslimin”. Xhema’at-ut-Teblig bërën të njëjtën gjë. Ata vetë kanë krijuar metodologjitë e tyre të prishura. Si t’i quajmë ata?
Ata janë që kanë hedhur poshtë metodologjinë e selefëve dhe kanë shpikur metodologjitë e tyre devijuese dhe e kanë emërtuar veten. Kë duhet fajësuar këtu? Ata që bëjnë gjithçka të përmendur apo selefitë që përdorin emrat si “Xhema’at-ut-Teblig” dhe “Ikhuan el-Muslimun”?
Ata vetë kanë shpikur metodologjitë e tyre dhe e kanë emërtuar veten me këta emra dhe kanë filluar të luftojnë metodologjinë e selefëve. Apo ndoshta t’i quajmë “selefijun” ose “Ehl-us-Sunneh”? Apo të themi se ata janë vetëm muslimanë dhe të heshtim siç është rasti me Rafidat, Tixhanijeh, Marghanijeh dhe njerëz të tjerë të devijuar që bien në lajthitje – çfarë duhet të bëjmë?
Siç thashë ky është një fakt. Ne duhet të bëjmë dallimin midis Ehl-us-Sunnetit dhe të devijuarve. Kur u krijuan sekte të devijuara, Ehli-Sunneti i quajti ato “Xhehmijeh”, “Murxhiah” dhe “Khauarixh“. A mund ta kundërshtojë dikush këtë?
E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Grupet themelojnë metodologjitë dhe orientimet e tyre të prishura që ndër të tjera për të luftuar thirrjen Selefite. Pra, janë ata që duhet të fajësohen.