Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Pas disa ditëve do të fillojnë dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes. Si t’i shfrytëzojmë këto ditë dhe cilat janë vlerat dhe veprat e ligjësuara të këtyre ditëve?
Përgjigje: Po. Dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes fillojnë me hyrjen e muajit Dhul-Hixheh dhe mbarojnë me ditën e Kurban bajramit. Dhe në lidhje me veprat gjatë këtyre ditëve, i dërguari i Allahut -salAllahu alejhi ue ala alihi ue selem- ka thënë:
“Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira të jenë më të dashura tek Allahu sesa gjatë këtyre dhjetë ditëve (të para të Dhul-Hixhes).”
Sahabët thanë: “O i dërguar i Allahut, as lufta në rrugë të Allahut?”
Ai tha: “As lufta në rrugë të Allahut, përveç atij i cili del në luftë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.”
Transmeton Bukhari nr (969).
Prandaj i nxis vëllezërit e mi muslimanë që të shfrytëzojnë këtë mundësi të madhe për të shtuar veprat e mira gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes, sikurse leximi i Kuranit, bërja e dhikreve të ndryshme sikurse thënia Allahu Ekber, La ilahe ilAllah, Elhamdulilah, Subhan Allah, dhënia e sadakasë, agjërimi dhe të gjitha veprat tjera të mira. Jini të zellshëm në to!
Dhe është çudi se njerëzit janë të pavëmendshëm ndaj këtyre dhjetë ditëve.