Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si t’ia kthejmë selamin Rafidave (shiitëve)?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (201B) 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Lidhur me Rafidat, ju thatë se duhet të sillemi me ta ashtu siç ata sillen ndaj nesh. A duhet t’ia kthejmë selamin atyre nëse ata na japin selam dhe a duhet tu buzëqeshim atyre?”

Përgjigje: “Nëse ai të përshëndet me selam dhe të buzëqesh, ti ktheja selamin dhe buzëqesh me të. Allahu thotë në Kuran:

وَإِذَا حُيِّيْتُم بِتَحِيَّةٍ فَحَيُّواْ بِأَحْسَنَ مِنْهَا أَوْ رُدُّوهَا

“Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani me një përshëndetje më të mirë ose në të njëjtën mënyrë!” 4:86

Ajeti në fjalë nuk përmend ndonjë individë me emër, por thotë “dikush”. Nëse ndonjë njeri na jep selam neve, ne ia kthejmë selamin në të njëjtë mënyrë ose edhe më mirë. Për shembull, nëse një çifut ose i krishterë të përshëndet dhe të thotë: “Es-Selamu alejk.” Ti i përgjigjesh: “Ue alejkes-selam.” Ti thua të njëjtën gjë sikurse të thotë ai ty. Ky është obligimi minimal ndaj teje. Siç edhe e dini, Islami është fe e drejtë, dhe u jep të gjithë njerëzve atë që ata e meritojnë pa iu shkaktuar atyre asnjë padrejtësi. Mirëpo, nëse një çifut që e di arabishten të përshëndet dhe të bën të dyshimtë nëse ai tha ”Es-sam alejk (vdekja)”, apo “Es-Selamu alejk”, ti i përgjigjesh vetë me: “Ue alejk”; mos i thuaj: “Ue alejkes-sam”, sepse ka mundësi që ai të ketë thënë: “Es-Selam” (e jo es-Sam).

Gjithashtu, as mos i thuaj: “Ue alejkes-Selam”, ngase ka mundësi që të ketë thënë: “Es-Sam”; pra, thuaji vetëm: “Ue alejk.” Nëse ai ka thënë: “Es-Selam”, atij ju kthye selami, dhe në qoftë se ai ka thënë, “Es-Sam”, prapë i është kthye ajo çfarë ai ka dashur.”

Shpërndaje: