Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si t’u ndihmojmë vëllezërve në Siri?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan  

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Al_liqo-14-07-1434.mp3 dhe 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ju e dini se çfarë vrasje dhe shkatërrime po përjetojnë në Siri vëllezërit tanë nga Ehlus-Sunneti, ndaj tyre po përdoren të gjitha llojet e armatimit. Çfarë obligimi kanë myslimanët dhe qeveritë myslimane ndaj tyre?”

Përgjigje: “Ata myslimanë (shtete islame) të cilët kanë fuqi, janë të obliguar që t’i ndihmojnë ata, në mënyrë që ta mundin armikun e tyre, ti mundin të devijuarit, armiqtë e Islamit dhe të myslimanëve në përgjithësi.

Lidhur me myslimanët në përgjithësi, ata nuk posedojnë asgjë tjetër përveçse lutjeve për ta. Lutja është një port e madhe e shpëtimit dhe ndihmesë e madhe prej Allahut, në qoftë se u pranohen atyre ato lutje.

Ata duhet të luten me zell dhe kujdes të madh për vëllezërit e tyre. Ata duhet të luten për ta në namaz dhe në vitr në lutjen e kunutit. Ata duhet të luten për ta në çdo rast. Allahu është afër dhe i përgjigjet lutjes.”

Shpërndaje: