Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sikur me e pas përjetuar Imam Albani ISIS-in

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (27)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Ju jeni pyetur më parë në lidhje me thirrjet e organizuara dhe me grupet e organizuara. Unë iu kam dëgjuar më parë se si keni folur në lidhje me grupet dhe ku keni thënë se secili grup duhet të veprojë në zonën e vet. Porse në kohët e fundit unë iu kam dëgjuar se ju e dënoni sistemin e partishmërisë dhe të vepruarit në mënyrë të organizuar. Si mund ta kuptojmë këtë fjalë?”

Imam Albani: ”Kjo gjë nuk është kontradiktore. Ne në këto momente jemi mbledhur dhe jemi të organizuar. A nuk është kështu?

Pyetësi: ”Po!”

Imam Albani: ”Ne jemi të organizuar dhe njëkohësisht i dënojmë grupet e organizuara. Grupet e organizuara të cilat ne i dënojmë janë ato grupe drejt të së cilave njerëzit janë të tërhequr dhe duan që të shpallin shtetin islamik brenda natës.

Këto grupe të organizuara formohen nga organizata që tashmë janë të njohura dhe të cilat janë nga kufarët. Shembull, organizata sekrete, të cilat pregatisin materiale dhe të cilat mundohen që të formojnë shtete brenda vëndeve të tjera apo formimin e shteteve të vogla brenda shteteve të tjera dhe kështu me rradhë. Këto grupe të organizuara rreth të cilave mblidhen shumë njerëz, ne këto grupacione i dënojmë.

Ndërsa sa i përket grupeve të organizuara të cilat japin mësime rreth fesë, i këshillojnë njerëzit, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojn nga e keqja etj prej shtyllave të fesë, ne këto grupe nuk i dënojmë.

Shkurtimisht, nëse x grupacion thërret për në partishmëri, ne këtë e dënojmë. Ndërsa grupacionet të cilat nuk thërrasin në partishmëri, në partishmëri pas së cilës qëndron përçarja e ummetit në grupe e parti, ne këte nuk e dënojmë.

Askush nuk mund ta dënojë një grup të organizuar e cila e përhap dijen apo ua mëson njerëzve islamin e vërtetë. Ti e shikon se nuk ka asnjë kontraditë midis çfarë kam thënë më parë dhe çfarë thashë tashti.”

Pyetësi: ”Me sa di unë, këto grupe kanë sektarizëm…”

Imam Albani: ”Unë nuk kam folur për një grup të veçantë dhe nëse ajo është e përshkruar apo jo. Unë them se çdo grup që ka sektarizëm apo dhe shoqata që të cilat thërrasin në bindje ndaj liderëve të tyre, dhe të ngjashme si këto, këto vetëm se u shkaktojnë myslimanëve kundërshtime dhe përçarje më shumë.”

Shpërndaje: