Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për përdorimin e emojeve

Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali
Burimi: https://youtu.be/wqTQ0AEcXM8
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Cili është gjykimi për përdorimin e imazheve të qenieve që kanë shpirt (emojeve) në kompjuter të cilat i përdorin vëllezërit kur shkëmbejnë mesazhe mes vete, me anë të tyre shprehin atë që duan të thonë. Emoji i lumtur simbolizon lumturin dhe emoji i zemëruar simbolizon zemërimin.

Përgjigje: Këto emoji nuk kanë bazë në sheriat. Nuk kemi nevojë për imazhe të personifikuara përveçse në raste të domosdoshme, dhe ky nuk është rast i tillë. Këto emoji nuk kanë bazë në sheriat. Nëse këta njerëz janë në nevojë për njëri-tjetrin, ata le të flasin në celularë. Ndërsa sa i përket emojeve që shfaqin lumturin dhe hidhërimin, këto nuk i përkasin metodologjisë së Ehli-Sunnetit dhe Xhematit. Po!

 

Shpërndaje: