Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sinqeriteti dhe dëshira për famë nuk bashkohen në një zemër!

Imam Shems-ud-Din bin Kajim-il-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: el-Faua’id, fq. 221-222

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sinqeriteti dhe dëshira për t’u lavdëruar nga të tjerët nuk bashkohen në një zemër. E vetmja mënyrë që ato mund të bashkohen është nëse uji bashkohet me zjarrin dhe hardhuca me balenën.

Nëse egoja të flet që të jesh i sinqertë, duhet të sigurohesh që të shkosh tek lakmia dhe ta therësh me thikën e dëshpërimit. Pastaj shko tek   lavdërimi nga të tjetër, dhe injoroi ato sikurse të dashuruarit në këtë jetë, që e injorojnë botën tjetër. Nëse arrinë që ta therësh lakminë dhe t’ia kthesh shpinën lavdërimit dhe urimit, sinqeriteti bëhet një gjë e lehtë për ty.

Nëse pyet se çfarë të bën që thjesht ta therësh lakminë dhe të injorosh famën dhe urimin, unë mund t’ju them se lakmia është e lehtë për ta therur, kur ti je i bindur se nuk është diçka e dëshirueshme, por kjo është vetëm në dorën e Allahut. Askush tjetër nuk e zotëron atë. Askush, pos Tij nuk ia jep atë një robi.

Dhe sa i përket famës dhe lavdërimit, është e lehtë për t’i injoruar ato në qoftëse e di se lavdata e askujt nuk sjell dobi dhe sharja e askujt nuk sjell dëm, përveç Allahut. Kur beduin i tha profetit (salAllahu alejhi ue selem): “Lavërimi im zbukuron dhe sharja ime shëmton,” profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha atij:

“Ai është Allahu (Azze ue Xhel) (këto që po i thua i ka vetëm Allahut).”1

Mos u intereso për lavdërim nga personi, lavdërimi i të cilit nuk të zbukuron, dhe mos u intereso për qortimin e personit, i cili nuk të shëmton ty. Në vend të kësaj sigurohu për t’u lavdëruar nga Ai, lavdërimi i të Cilit përbëhet nga tërë zbukurimi dhe shmangu që të mos qortohesh nga Ai, qortimi i të Cilit përbëhet nga të gjitha shëmtimet. Megjithatë, kjo mund të arrihet vetëm me durim dhe bindje. Kur të humbasësh durimin dhe bindjen, ti bëhesh sikurse personi që dëshiron të lundrojë por nuk ka anije. Allahu (Te ala) ka thënë:

فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلَا يَسْتَخِفَّنَّكَ الَّذِينَ لَا يُوقِنُونَ

Ti pra bën durim, pse premtimi i Allahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.”2

وَجَعَلْنَا مِنْهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا لَمَّا صَبَرُوا وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يُوقِنُونَ

”Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.”3

1 Tirmidhi (3266) dhe Nesai (2/495).

__________________________

2 30:60

3 32:24

Shpërndaje: