Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sinusiti dhe këlbazi gjatë agjërimit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/356)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person është goditur nga sinusiti dhe si rezultat gëlltiti një pjesë të gjakut dhe pështyu një pjesë të gjakut. Megjithatë, nuk kishte vështirësi në agjërim. A është agjërimi i tij i saktë?

Përgjigje: Gjaku që del nga hunda nuk e prish agjërimin. Ajo që ai gëlltiti ndodhi pa dashje dhe prandaj është e padëmshme. Kur është fjala për këlbazin ka disa njerëz që sapo të ndiejnë diçka në fyt përpiqen të pështyjnë. Kjo është gabim. Ata vetëm ua vështirësojnë gjërat vetes. Këlbazi nuk e prish agjërimin derisa të arrin në gojë dhe më pas të gëlltitet. Sipas disa dijetarëve ai e prish agjërimin, sipas disave madje as këlbazi nuk e prish agjërimin. Ajo që është në fyt dhe gëlltitet nuk e prish agjërimin. Prandaj nuk duhet të lodhësh veten dhe të përpiqesh të nxjerr gjithçka që gjendet në fyt.

Shpërndaje: