“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sjellja e mirë me pasuesit e bidateve e shkatërron ummetin

Imam Salih bin Fauzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ne lexojmë se disa prej Selefëve paralajmëronin personin i cili ishte ulur dhe hante ushqim me bidatçinjtë. Sot dëgjojmë disa duke thënë se duhet të sillemi butë me pasuesit e bidateve dhe disidentët si Liberalët, Rafidat, Murxhiat dhe të tjerët. Si refuzohet ky mendim?”

Përgjigje: “Ky mendim kundërshton vetveten. A të jemi të sjellshëm me njerëzit që janë të rrezikshëm për ummetin?! Nëse ne jemi të mirë me ta, atëherë do ta shkatërrojmë ummetin. Patjetër duhet ta pengojmë sherrin që vjen nga ata, të rezistojmë ndaj të këqijave të tyre dhe t’i paralajmërojmë njerëzit për ta, dhe kjo pasi t’ua kemi sqaruar të vërtetën atyre. Nëse ata e pranojnë këtë, elhamdulilah. Nëse ata nuk e pranojnë këtë, duhet të bëjmë rezistencë ndaj tyre dhe nuk është e lejueshme që të heshtim ndaj tyre.”

Shpërndaje: