Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/1650
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ju këshilloj që të silleni mirë me gratë.”
Ky është një urdhër për bashkëshortët, baballarët, vëllezërit etj., që të kenë frikë Allahun dhe sillen mirë me gjininë femërore në përgjithësi dhe t’ua japin atyre të drejtat që i kanë. Pra, ky është një urdhër që i përfshinë të gjithë meshkujt.
Meshkujt e kanë obligim që të jenë të kujdesshëm ndaj femrave edhe nëse ato janë të pakujdesshme ndaj tyre (qoftë kjo ndaj burrave të tyre, baballarëve, vëllezërve etj. (v.p.)), kur kemi të bëjmë me fjalët që ato mund t’ua thonë apo me ndonjë veprim jo të mirë. Sepse, ato janë të krijuara nga briri i shtrembër, siç edhe e thotë këtë i dërguari i Allahut ﷺ në një hadith autentik. Në një pjesë të këtij hadithi, thuhet:
“Dhe briri anën më të lakuar e ka pjesën e epërme.”
Kuptimi i këtij hadithi, është se: “Nuk ka mundësi që në sjelljet e femrës të mos ketë devijim apo mangësi.” Prandaj, në një hadith tjetër të transmetuar në Buhari dhe Muslim, profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk kam parë si puna juaj, me mangësi në mendje dhe në fe, burrit të mençur dhe të vendosurit ia merrni mendjen.”
Ndërsa profeti ﷺ “me mangësi në mendje”, e ka komentuar me atë se, dëshmia e dy grave është sa dëshmia e një burri, dhe kjo i përket asaj se, ajo është e mangët në të mbajturit mend. Ndërsa, mangësinë në fe, e ka komentuar me atë se, femrës i kalojnë ditë të tëra pa u falur, dhe kjo për shkak të periudhës menstruale apo lehonisë. Këtë mangësi e ka caktuar Allahu për to, gjë për të cilën nuk do të merren në përgjegjësi dhe që në asnjë mënyrë nuk duhet të urrehet, duke pasur parasysh se në këtë aspekt, burri është më me fe dhe më i mençur.
Në asnjë mënyrë kjo nuk e mohon atë se, ka femra aq të mira dhe të plota në këto cilësi qoftë në fe apo në mendje, saqë ua kalojnë edhe një numri të madh të meshkujve meshkujve. Por, hadithi ka të bëj në lidhje me dallimin dhe ngritjen e gjinisë mashkullore ndaj asaj femërore.
Çdo femër e ka obligim që ta dijë këtë gjë dhe të besoj në atë që ka treguar i dërguari i Allahut ﷺ prej shpalljes. Këtë njohuri, ta përdorë duke u ndalur brenda kufijve të përcaktuar, t’i lutet në vazhdimësi Allahut që ta begatojë dhe të mundohet në veprimin e asaj që është e mirë dhe e duhur.”