Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (27/368-369)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kufarët po e kundërshtojnë Islamin për shkak se muslimanët po sillen keq. Çfarë këshilloni ju?
Përgjigje: Unë i këshilloj kufarët që të vështrojnë mësimet Islame, besimin, urtësitë, natyrshmërinë, dhe të kujdesen për të arritur të vërtetën dhe të mos shikojnë atë i cili i mveshët Islamit. Ata duhet të mësojnë Islamin dhe rregullat e tij, ritualet dhe ndalesat. Muslimanët të cilët veprojnë në kundërshtim me rregulloren Islame duhet të injorohen.
I këshilloj këta muslimanë që t’i frikësohen Allahut (azze ue xhel) për vetet e tyre si dhe për fenë e tyre, dhe ta adhurojnë Allahun ashtu sikurse Ai i ka urdhëruar, në mënyrë që adhurimi i duhur dhe sjelljet e Islamit të vinë në pah. Natyrisht, ka muslimanë të cilët e dëmtojnë Islamin me sjellje të keqe duke kërkuar diçka që ata nuk kanë të drejtë, lërini ata dhe injoroni. E lus Allahun që t’i udhëzojë të gjithë.