Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sjellja e USA:s në Arabinë Saudite nuk është çështje e madhe

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=15

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ka qenë një fushatë e egër kundër dijetarëve sauditë dhe vendimi i tyre për të marrë ndihmë nga jobesimtarët. Vëllezër! Kjo çështje është e thjeshtë. Kjo është një çështje e vjetër rreth së cilës dijetarët kanë pasur mendime të ndryshme. Nëse Sadami – Allahu e dënon atë me fatkeqësi – kishte marrë pushtetin mbi Arabinë Saudite, partia Ba’th do të kishte mbyllur rrugën për në Haremin (Qaben) fisnikë.

I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ju do të bëni paqe me Romën dhe së bashku ju do të luftoni kundër një armiku …”

Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë gjithashtu:

”Vërtetë Allahu ndihmon këtë fe me një njeri mëkatar.”

As dijetarët e as qeveria nuk dëshirojnë ti mbajnë Shtetet e Bashkuara për shkak se ajo është jashtëzakonisht e kushtueshme. As Arabia Saudite apo Emiratet Arabe nuk janë në gjendje të paguajnë këto shpenzime. Sadami – Allahu e poshtëroftë atë – është ai i cili është agjent i Amerikës.

Shpërndaje: