“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sjellja ndaj familjes

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika esh-Shehri (28)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ekzistojnë tre lloj njerëzish:

1 – Që bien në një ekzagjerim.

2 – Që bien në cungim.

3 – Që janë mesatar.

Ai që bie në ekzagjerim është tepër i ashpër; ai që bie në cungim është i pakujdesshëm dhe ai që është mesatare është midis tyre. Një person i mençur e di se si duhet të edukojë familjen e tij. Ndonjëherë ai trajton ata me vendosshmëri dhe nganjëherë me butësi, në varësi të situatave. Nëse familja është e ashpër në sjelljet e veta, ai duhet t’ia kthej me butësi. Nëse ata janë të butë dhe në qejf, ai duhet tu kthehet me vendosshmëri e jo me ashpërsi.

Ai duhet të jetë i vendosur e të mos humbasë këtë moment. Ka njerëz që i komplikojnë gjërat në familjet e tyre. Ata duan që gjithçka të jetë e përkryer. Kjo është e gabuar. Profeti ka thënë:

”Burri besimtar nuk duhet të urrejë gruan besimtare. Nëse ai e urren një nga karakteret e saj, ai do të pëlqen një tjetër. ”

Gruaja besimtare është gruaja e tij. Nëse ai e urren një karakter, ai e pëlqen një tjetër. Kështu vepron burri i mençur e besimtar. Bën balanc ndërmjet anëve të mira dhe të këqija. Ai nuk duhet të merakoset ndaj të keqës dhe të injorojë të mirat. Burri i cili injoron të mirat dhe thekson vetëm të këqijat ai është si një grua.

Kur profeti ju tha grave se shumica e njerëzve të xhehenemit janë gratë, ato veten pse. Ai iu tha:

”Ju mallkoni shumë dhe nuk jeni mirënjohës ndaj burrave. Po të silleshim mirë ndaj juve tërë jetën dhe po të shihni një gabim, ju thoni: ”Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të mirë nga ti.”

Burri ndoshta ulë veten në nivelin e gruas. Nëse ajo sillet mirë ndaj tij tërë jetën dhe pastaj bënë diçka që ai nuk e pëlqen, ai i injoron të gjitha anët e mira të saj. Ji i mirë me familjen tënde! Nëse gruaja ka ndonjë karakter që ju e urreni, duhet mos harruar se ajo ka karaktere të cilat ju i pëlqeni. Mos je i ashpër e as neglizhent.

Shpërndaje: