“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ska agjërim, ska islam – Luhejdan

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan 

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është braktisja e agjërimit sikurse braktisja e namazit? Cili është gjykimi mbi braktisjen e agjërimit? 

Përgjigje: Nëse ne e dimë se agjërimi është një prej shtyllave të Islamit, atëherë ne gjithashtu e dimë se rrënimi i kësaj shtylle është dalje nga Islami nëse ajo veprohet qëllimisht dhe pa një arsye të bazuar në Sheriat. Nëse shtyllat humbasin, humbet ajo mbi të cilën shtyllat qëndrojnë.

Arsyeja pse disa dijetarë nuk e ashpërsuan këtë është se agjërimi është një prej veprave të fshehura. Një person mund të duket se ai nuk agjëron, por në fakt ai agjëron. Nëse ai ha dhe pi në prani të tjerëve ai nuk agjëron. Prandaj nuk konsiderohesh mysliman në qoftë se nuk agjëron pa qenë i sëmurë apo në udhëtim si një justifikim.

Shpërndaje: