Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

S’ka asnjë mirësi nga ISIS

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad el-Bedr 

Burimi: http://www.al-abbaad.com/index.php/articles/125-1435-09-28

Data e fetvasë: 28/9-1435 ose 25/7-2014

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Disa kohë më parë u shfaq një grup që e quan veten “Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë” dhe është i njohur për inicialet e “ISIS”. Shumica e atyre që e kanë ndjekur zhvillimin dhe krijimin e këtij grupi, tregojnë se ata kanë pasur disa liderë në formën e Ebu Fulan el-Fulani ose Ebu Fulan bin Fulani; Llagape me prejardhje që zakonisht janë të panjohura në mesin tonë dhe njerëz të fshehur që e fshehin identitetin e tyre në këtë mënyrë!

Pasi që qeveria siriane kishte qenë në luftë kundër rezistencës për një kohë të gjatë, disa anëtarë të këtij grupi u futën brenda teritorit Sirian. Ata nuk e bënë këtë në mënyrë që të luftojnë kundër qeverisë, por ata e bënë këtë për t’i luftuar dhe asgjësuar Ehlus-Sunnetin që e luftojnë qeverinë. Është bërë e njohur se ata vrasin njerëz me thika, e cila është mënyra më e keqe dhe më e pacipë për ta vrarë një njeri.

Në fillim të këtij Ramazani, ky grup e ndryshoi emrin në “Kalifati Islam”. Kalifi i tyre i quajtur Ebu Bekr el-Bagdadi mbajti një predikim në një xhami qendrore në Mosul në të cilën ndër tjerash tha:

“Më është dhënë pushteti nga ju, por unë nuk jam më i miri prej jush!”

Ai kishte të drejtë kur tha se ai nuk është më i miri prej tyre. Nëse vrasja me thikë bëhet me urdhrin e tij, me dijen e tij apo me miratimin e tij, kjo dëshmon se në realitet ai është më i keqi prej tyre! Profeti ka thënë:

من دعا إلى هدى كان له من الأجر مثل أجور من تبعه، لا ينقص ذلك من أجورهم شيئا، ومن دعا إلى ضلالة كان عليه من الإثم مثل آثام من تبعه، لا ينقص ذلك من آثامهم شيئا

“Ai i cili thërret njerëzit në udhëzim do të ketë të njëjtin shpërblim sikurse ai që e pason atë pa iu pakësuar shpërblimi asnjërit. Ndërsa ai i cili i thërret njerëzit në devijim, merr të njëjtën mëkat sikurse ai që e pason atë, pa iu pakësuar mëkati asnjërit prej tyre.” [1]

Fraza që ai e tha: “Më është dhënë pushteti nga ju, por unë nuk jam më i miri prej jush!” në predikimin e tij, është thënë nga kalifi i parë i Islamit pas të dërguarit të Allahut , Ebu Bekr es-Sidiku radijallahu anhu. Ai ishte më i miri i këtij umeti. Ai e tha këtë nga modestia. Ai dhe sahabët e dinin se ai ishte më i miri duke u bazuar në argumentet që nxirren nga fjalët e të dërguarit të Allahut . Më e mira së mirës për këtë shtet të vetëshpallur është që të rishqyrtojë vendimin që kanë marrë, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë para se të bëhet një kujtim i largët, sikurse shtetet e mëparshme të ngjashme përgjatë historisë.

Është për të ardhur keq që ky kalifat i shpikur që erdhi para disa ditëve, ka fituar pranim në mesin e disa nga të rinjve tanë në Arabinë Saudite dhe anekënd. Shohim ata duke shfaqur gëzimin dhe emocionet mbi atë që po ndodhë! Disa prej tyre madje pohojnë se ata ju kanë besatuar kalifit. Çfarë mirësie mund të presësh nga njerëzit që janë sprovuar me Tekfir dhe me llojin më të keq të ekstremizmit e të masakrimit?!

Andaj, them se është obligim i çdo besimtari që të ketë kujdes e të mos i shkojnë pas gjithkujt që thërret, por pasimi i tyre të jetë duke pasuar porositë në përpikëri dhe ashtu siç kanë zbritur e pa i devijuar fjalët e Allahut dhe hadithet e profetit Ngase, vetëm në këtë mënyrë arrihet fitorja, paqja dhe mirësia e dynjasë dhe ahiretit.

Shpërndaje: