Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ska fe pa urrejtje dhe dashuri për hir të Allahut

Imam Salih bin Fauzan el-Fauzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=162071

Data e fetvas: 7/3-1438 ose 7/12-2016, min: 35.40

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka shumë profile në mediat sociale, të cilat përhapin dyshime në lidhje me urrejtjen dhe dashurinë për hir të Allahut dhe besnikërinë ndaj Arabisë Saudite dhe atyre që janë në pushtet. Çfarë thoni për këtë?

Përgjigje: Urrejtja dhe dashuria i përkasin themeleve të kësaj feje. Besnikëria, dashuria dhe mbështetje duhet t’i jepet besimtarëve dhe robërve të devotshëm të Allahut. Urrejtja duhet drejtuar kundër jobesimtarëve, idhujtarëve dhe armiqve të fesë. Feja nuk është e vërtetë pa dashuri dhe urrejtje. Atij që i mungon dashuria dhe urrejtja nuk ka fe dhe nuk mund të dallojë të vërtetën nga e pavërteta:

يِا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إَن تَتَّقُواْ اللّهَ يَجْعَل لَّكُمْ فُرْقَاناً

“O ju që besuat, nëse keni frikë Allahun, Ai do tu jep juve Furkan me të cilin mund të dalloni të saktën nga e pasakta.”1

El-Furkan është Aftësia për të dalluar në mes të saktës dhe të gabuarës, mes një muslimani dhe një jomuslimani, mes mikut dhe armikut. Allahu të jep furkan në zemër, për shkak të frikës ndaj Atij (Xhela ue Ala). Por ai që i konsideron të njëjtë të gjithë njerëzit është sikurse thotë një fjalë popullore:

Ai që i konsideron të gjithë njerëzit njëjtë nuk ka ilaç për sëmundjen e tij.


1 8:29

Shpërndaje: