“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ska jetë pa të

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah_09-11-1434_0.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A konsiderohet dashuria e gruas për burrin e saj se ajo i thotë atij nuk mund të jetojë pa të, të jetë dashuri për dikë tjetër përveç Allahut dhe se zemra e saj është e lidhur për dikë tjetër përveç Allahut?

Përgjigje: Kjo është një dashuri e natyrshme:

وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

”Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” 30:21

Pra kjo është një dashuri e natyrshme dhe nuk është adhurim. Pra kjo është në rregull.”

Shpërndaje: