Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (14 B), min: 5,52
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse gruaja aborton para se të plotësojë katër muaj të shtatzënisë, a konsiderohet ajo lehonë?
Përgjigje: Dijetarët (rahimehumullah) thonë se lehonia konfirmohet nëse fetusi ka marrë formën e njeriut, ndërsa forma e njeriut vërehet pas tetëdhjetë ditësh të shtatzënisë, duke u bazuar në fjalën e Allahut:
“pastaj prej një cope mishi me trajtë të plotë ose jo të plotë.” (El Haxhxh, 5).
Copa e mishit fillon pas tetëdhjetë ditësh. Pas tetëdhjetë ditësh mund të jetë krijuar. Atëherë kur krijohet dhe dallohen këmbët, duart, qafa, koka, ndërsa gjaku që vie si pasojë e këtij aborti konsiderohet gjak lehonie, ndërsa para kësaj konsiedrohet gjak defekti, i cili nuk pengon faljen e namazit, agjërimit dhe kntaktin bashkëshortor.