“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ska martesë valide pa dëshminë e dy dëshmitarëve

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: el-Mughni (9/347-348)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Martesa e cila bërë pra prezencën e dy dëshmitarëve është e pavlefshme. Ky është mendimi i njohur i Imam Ahmedit. I njejti mendim është transmetuar nga Umeri dhe Aliu (radijAllahu anhuma). Këtë mendim e pasojnë edhe Ibn Abbasi, Se’id bin Musejjib, Xhabir bin Zejd, Hasan el-Basriu, Nekha’iu, Katadeh, Sufjan eth-Theuri, el-Euza’i, Shafiu dhe Hanefitët.

Gjithashtu, tek imam Ahmedi gjejmë edhe një mendim të dytë, i cili thotë se, martesa e tillë është e vlefshme (pa praninë e dëshmitarëve). Kjo është transmetuar edhe nga Umeri, Hasan bin Ali, Ibnuz-Zubejr dhe dy bijtë e Ibnu Umerit, Selim dhe Hamza. Këtë mendim e ka edhe Abdullah bin Idris, Abdurr-Rrahman bin Mehdi, Jezid bin Harun, El-‘Anberij, Ebu Theur dhe Ibnul-Mundhir. Këtë mendim e pasojnë edhe Zuhriu dhe Maliku, por që e kushtëzojnë që martesa të bëhet publike. Ibnul-Mundhiri ka thënë: “S’ka asnjë transmetim të konfirmuar që ka të bëjë me dëshmitarët e martesës!”

Ibn Abdil-Berr ka thënë: “Është transmetuar nga Ibn Abasi, Ebu Hurajra dhe Ibn Umeri se profeti ﷺ ka thënë:

“Nuk ka kurorëzim të vlefshëm, përveçse me kujdestar dhe me dy dëshmitarë të drejtë!”

Megjithatë, ka dobësi në transmetimin e këtij hadithi. Prandaj, unë nuk e kam përmendur atë për argument të kundërt!”

Ibnul-Mundhiri ka thënë: “Profeti ﷺ liroi nga robëria Safijjeh bint Hujej dhe u martua me të pa praninë e dëshmitarëve.”

Enes bin Malik (radijAllahu anhu) ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ bleu një vajzë skllave. Dhe njerëzit thanë: ”Ne nuk e dimë nëse i dërguari i Allahut ﷺ është martuar me të apo e ka marrë për skllave. Kur e panë që ai e mbuloi atë kur ajo deshi të hipte mbi kafshën bartëse, vetëm atëherë sahabët e kuptuan se ai ishte martuar me të.” Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.

Pra, atëherë kur ajo e vëri ferexhenë, sahabët e kuptuan se ai ishte martuar me të.

Jezid bin Harun ka thënë: “Kur është fjala për dëshmitarët në kurorëzim, Allahu (te ala) urdhëroi dëshmitarë për tregti ndryshe nga ta. Prandaj, Hanefitët thonë se thanë se, prezenca e dëshmitarëve në kurorëzim është obligim ndryshe nga prezenca e tyre në shitblerje.”

Argumenti i parë i tyre (i atyre që thonë se është kusht prezenca e dy dëshmitarëve në kurorëzim), është transmetimi se profeti ﷺ ka thënë:

“Nuk ka kurorëzim të vlefshëm, përveçse me kujdestar dhe me dy dëshmitarë të drejtë!”

Transmetuar nga el-Khallal.

Përveç kësaj, ed-Darakutni transmeton nga Aishah se profeti ﷺ ka thënë:

“Martesa duhet të përbëhet nga katër; kujdestari, burri dhe dy dëshmitarët.”

Gjithashtu martesa ka të bëjë edhe me diçka tjerë pos lidhjes së çiftit bashkëshortorë, dhe ata janë fëmijët. Prandaj, është e nevojshme që të ketë dy dëshmitarë që babai të mos mohojë fëmijën, gjë e cila rezulton që prejardhja e fëmijës t’i atribuohet babait të vet. Ndërsa kjo nuk vlen për tregtinë.

Lidhur me martesën e profetit ﷺ pa kujdestarë dhe dëshmitarë, kjo është prej veçorive të tij në këtë çështje. Dhe kjo nuk i takon askujt tjetër.”

Shpërndaje: