Imam Muslim bin el-Haxhaxh en-Nisaburi
Burimi: Sahih Muslim (2918)
Shpjegoi: Imam Jahja bin Sheraf en-Nevevi
Burimi: Sherh Sahih Muslim (18/34)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2918 – Ebu Hurejra ka thënë: i Dërguari i Allahut -صلى الله عليه وسلم- ka thënë:
”Kisra ka vdekur dhe nuk do të ketë Kisra pas tij. E kur do të vdes Kajseri, nuk do të ketë Kajser pas tij. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Thesaret e tyre do të shpenzohen për hir të Allahut! ”
Shpjegim:
Imam Shafiu dhe dijetarë të tjerë thonë se hadithi e ka kuptimin se, Kisra nuk do të ekzistojë më në Irak ashtu si nuk do të ekzistojë edhe Kajser në Siri – ashtu siç ishte në kohën e Profetit -صلى الله عليه وسلم-, pasi që fuqia e tyre do të humb në ato vende. Dhe në realitet, u bë ashtu siç tha Profeti -صلى الله عليه وسلم-.
Mbretëria e Kisrasë u shkatërrua dhe u zhduk plotësisht, pasi që i Dërguarit i Allahut -صلى الله عليه وسلم- ishte lutur për këtë gjë.
Sa për Kajserin, ai iku nga Siria dhe u zhduk thellë në mbretërinë e tij. Muslimanët pushtuan tokat e tyre dhe i morën tërësisht ato nën kontroll – dhe lavdërimi i takon Allahu.
Ashtu siç kishte lajmëruar i Dërguari i Allahut -صلى الله عليه وسلم-, muslimanët i shpenzuan thesaret dhe pasurinë e tyre për hir të Allahut- dhe kjo është një prej mrekullive të qarta!