Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Ka njerëz që thonë se dijetari apo nxënësi i dijes, nuk e kanë obligim që të përmendin argument nëse flasin për një person nga pasuesit e Sunnetit se është bidatçi dhe se njerëzit e thjeshtë janë të detyruar ta pasojnë këtë gjykim ndaj këtij individi. Kjo thënie a është e saktë?”
Përgjigje: ”Fjalët e askujt nuk pranohen pa argument. Fjalët e askujt nuk pranohen pa prova dhe veçanërisht në çështje madhore, siç është bërja bidatçi ndaj një individi i cili njihet se është prej pasuesve të Sunnetit. Si mund të jetë ai pasues i Sunnetit dhe njëkohësisht të jetë bidatçi? Njeriu është pasues i Sunnetit vetëm nëse është i pastër nga bidatet. Kjo nuk lejohet absolutisht. Kjo thënie është e pavërtetë. Kushdo që thotë se një person është bidatçi, është i detyruar të sjellë argument për bidatet e tij, në mënyrë që ta shohim nëse ai vërtet është bidatçi apo jo.”