“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Skolastika është si mirazh

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (14)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah-29-12-1434_0.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Ibnul Kajim (rahimehullah) ka thënë:

“Çdo gjë më e mirë se ajo që gjendet tek skolastikët dhe tek të tjerët është në Kuran, ajo është e sqaruar më së miri. E vetmja gjë që ata kanë është zgjidhje e fjalëve dhe kompleksitet.”1

Argumentet logjike janë të vështira, një mal i lartë, siç thuhet. Në të është një mish i devesë që nuk është as e lehtë për tu ngjitur lart ose i yndyrshëm për të shkuar tek ai. Njeriu nuk duhet të merret me skolastikë dhe logjikë. Ai duhet të merret me Kuranin dhe të kuptojë Kuranin, sepse me të nuk lodhet dhe sigurohet që të arrijë një rezultat. Tjetri [i cili merret me skolastikë] i ngjan një udhëtari i cili e sheh një mirazh. Ai mendon se ai po e sheh ujin. Ai shkon atje për të pirë. Kur të arrin aty, ai nuk gjen asgjë:

كَسَرَابٍ بِقِيعَةٍ يَحْسَبُهُ الظَّمْآنُ مَاء حَتَّى إِذَا جَاءهُ لَمْ يَجِدْهُ شَيْئًا

”E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t’i afrohet atij nuk gjen asgjë.” 2

Ky është kuptimi i një mirazhi. Kjo është logjikë dhe skolastikë. Një mirazh. Ata i quajnë ato argumente dhe parime logjike. Ju do të dëgjoni se çfarë tha er-Razi në fund të jetës së tij.


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/35).

2 24:39

Shpërndaje: