Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi
Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 77-79
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Libri “El-Uasijjeh” përbëhet nga shumë çështje të besimit që kundërshtojnë besimin e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit në përgjithësi dhe ajo që transmetohet nga Imam Ebu Hanifa në veçanti. Disa gjëra na kujtojnë atë që thuhet në “El-Fikh el-Ekber”, gabimet të cilit tashmë janë përmendur. Këtu janë disa nga devijimet:
1 – “Ne pranojmë se Kurani është fjala, shpallja, zbritja dhe cilësia e Allahut. Kurani as nuk është Allahu apo dikush tjetër.”1
2 – “Germat, fjalët dhe ajetet janë të gjitha mjet i Kuranit pasi që robërit kanë nevojë për to. Fjala e Allahut qëndron në qenien e Tij dhe kuptimi i të cilës kuptohet nëpërmjet këtyre gjërave.”2
3 – “Fjala e Allahut është e lexuar, e shkruar dhe e ruajtur pa qenë e ndarë larg nga Ai.”3
Lexo këtë dhe do të gjesh besimin e sekteve Kulabijjeh dhe Eshari në lidhje me fjalën e Allahut dhe Kuranin.
4 – “Ne e pranojmë se mundësia e veprimit është vetëm gjatë veprimit dhe as para ose pas tij.”4
Ky është besimi i Esharive në lidhje me aftësinë njerëzore që përbën aftësinë e njeriut për të vepruar. Sipas Esharive mundësia e veprimit është vetëm gjatë vetë veprimit dhe jo para tij. Sepse ata nënkuptojnë se nuk është njeriu që bën veprimet e tij, por vetëm i fiton ato. Ata thonë se ky fitim është aftësia e përjetshme, që është aftësia e Allahut, e cila ndodhë kur ndodhë veprimi. Këto gjëra janë të pakuptueshme.
Sipas Ehl-us-Sunnetit, mundësia e të vepruarit ndahet në dy lloje:
1 – mundësia para veprimit. Këtu mundësia është shëndeti dhe zotësimi i veprës.
2 – mundësia që shoqërohet me veprën, me të cilën ndodhë vepra. Et-Tahauiu (rahimehullah) ka thënë, kur ai sqaroi besimin e Imam Ebu Hanifes Muhammed bin el-Hasanit:
“Mundësia me të cilën obligohet veprimi, siç është suksesi, me të cilin nuk lejohet të përshkruhet krijesa, i cili ndodhë gjatë veprimit. Por mundësia e veprimit në aspektin e shëndetit, mundësisë dhe mjeteve, shëndetit, kjo është përpara veprimit. Me këtë lloj mundësie është e lidhur obligueshmëria.”5
5 – “Që banorët e xhenetit do ta takojnë Allahun pa imagjinatë, ngjashmëri dhe drejtim, janë të vërteta.”6
Kjo gjithashtu i përket besimit të Esharive lidhur me shikimin në Allahun në jetën e ardhshme. Esharitë e pohojnë shikimin në Allahun pa drejtim. Prandaj, ata kanë rënë në kontradiktë dhe devijuan nga shumica e umetit.
Kjo sqaron se libri “El-Uasijjeh” përmban besimin e Esharive që u shfaq një shekull e gjysmë pas vdekjes së Imam Ebu Hanifes. Së bashku me rënien e zinxhirëve të transmetimeve del në pah se Imam Ebu Hanife është pastruar nga ky libër dhe përmbajtja e saj që ndryshon nga baza e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit.
1 El-Uasijjeh, fq. 11
2 El-Uasijjeh, fq. 12
3 El-Uasijjeh, fq. 12
4 El-Uasijjeh, fq. 25
5 Sherh el-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 426
6 El-Uasijjeh, fq. 31