Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sot gruaja myslimane është vënë në shënjestër

Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205826

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Gruaja myslimane duhet ta dijë se është në shënjestër në ditët e sotme, dhe se thirrësit e së keqes janë përqendruar veçanërisht tek ajo, janë përqendruar tek gruaja myslimaneqë ta shkatërrojnë atë, që ti’a largojnë asaj turpin dhe mirësjelljen, që tia prishin asaj fenë, që të lejë familjen dhe shtëpinë e saj dhe të dal sa djathtas e sa majtas, që të mos edukoi fëmijët e saj e që të mos i bindet burrit të saj, porse (duan) që ajo të ndjek punën (karrierën) dhe paret (pasurinë), apo të nxitoi me zell të madh pas gjërave të kësaj bote.

Ajo duhet të ketë frikë Allahun e Lartësuar dhe ta dijë se do të merret në llogari dhe më pas do të shpërblehet (për çka ka punuar).

Ajo është grua dhe i ka disa kufij të cilët duhet t`i ndjek dhe duhet të qëndrojë (të mos i kaloi) tek kufijtë e Allahut të Lartësuar. Ajo nuk duhet të veprojë atë çfarë shumë gra kanë vepruar, duke u zhveshur (apo duke veshur rroba tërheqëse), duke e zbuluar fytyrën të cilave iu ka humbur turpi, të cilat nuk i përmbahen rregullave fetare.

Gruaja nuk duhet të delë nëpër tregje nëse është e zhveshur, apo e veshur me rroba tërheqëse apo e parfumosur, ajo nuk duhet të ketë kontakt me burrat dhe me mendjelehtit. Ajo duhet ta mbrojë veten e saj, të distancohet dhe të mos përzihet me burrat.

Asaj nuk i lejohet që të shkoi në gëzime (festa) në të cilat ka gjëra jo të hijshme (mëkate), sidomos në sallat e dasmave sepse thuhet se ajo që ndodh prej grave në sallat e dasmave apo në festat e martesës, thuhet se në to ndodhin mëkate të mëdha, sikurse lakuriqësia (të zhveshura mbi normalen), apo se nuk kanë turp, apo se thuhen shpifje, apo duke ndejtur deri natën vonë, etj prej mëkateve të mëdha.

Gruaja duhet ta ketë frikë Allahun e Lartësuar, ta ruajë nderin feminitetin e saj. T’i edukoi fëmijët e saj, ta ruaj shtëpinë e saj dhe shtëpinë e burrit të saj. Ajo duhet ta dijë se është një grua myslimane dhe se nuk është e njëjtë me gratë e shthurura, jobesimtare dhe munafike, ajo është myslimane e cila është krenare me fenë e saj dhe e kapur fort pas fesë së saj, e cila e ruan nderin e saj dhe nderin e familjes së saj, e ruan shtëpinë e burrit të saj dhe i bindet atij, nëse dëshiron që të jetë e lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.

Nëse ajo lëshon pe dhe i bindet shkatërruesve dhe thirrësave në të keqe, ajo do të jetë bashkë me ta në ditën e gjykimit, ajo nuk do të ketë asnjë pjesë në xhenet vetëm nëse pendohet tek Allahu para se të vdesë, dhe më pas t’i ruajë ligjet fetare, të ruajë nderin dhe moralet që janë të përshtatshme për të sepse ajo është grua.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ

”Burrat janë përgjegjës dhe mbikëqyrës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë.” 4:34

Kujdestari i gruas, i afërti i saj ose burri i saj, janë të obliguar që të kujdesen për të. Nëse ata shikojnë prej saj lehtësime apo shikojnë se ajo shoqërohet me njerëz të këqij, obligohen që ta qortojnë dhe ta ndalojnë.

Gruaja nuk duhet t’i imitoi gratë e prishura, munafiket dhe jobesimtaret, ajo nuk duhet t’i pasoi dhe as të përngjasoi me ato në modelin e flokëve, në veshje, në të folur apo edhe në çdo gjë që është prej zakoneve të këqija të cilat bien në kundërshtim me gruan myslimane.

Gruaja duhet të dijë se ajo është shënjestër në këtë kohë dhe se thirrësit e të kotës prej jobesimtarëve dhe munafikëve, janë të përqendruar më shumë tek ajo se sa tek burrat, sepse ata duan që ta prishin atë, pasi ata e dinë se nëse prishet gruaja, prishet e gjithë shoqëria sepse gruaja është nëna, është edukatorja dhe maja më e lartë e shtëpisë, kështu që, nëse prishet ajo, prishet shtëpia dhe familja, dhe nëse prishet familja, prishet e gjithë shoqëria pasi shoqëria është e ngritur mbi gratë në shtëpiat e tyre, duke edukuar familjen dhe duke ruajtur nderin.

Gruaja duhet ta ketë frikë Allahun sidomos në këtë kohë në të cilën janë shtuar sprovat. Gruaja sot shikon në ekrane televizioni apo në satelite, shikon gjëra të këqija, mëkate të mëdha, shikon në to lakuriqsi dhe të keqen.

Ajo është e obliguar që ta ketë frikë Allahun e Lartësuar dhe të mos shikoi në ato ekrane televizioni apo satelitore të cilat thërrasin në gjëra të poshtra dhe në zbulimin e fytyrave. Ajo duhet ta ulë shikimin e saj.

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ

”Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale.” 24:31

Gruaja është përgjegjëse përpara Allahut të Lartësuar për veten e saj, fëmijët e saj dhe për pjesëtarët e familjes së saj.

Allahu ia mundësoftë të gjithëve atë që Ai donë dhe me të cilën Ai është i kënaqur. Paqja dhe bekimet e Allahut janë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen e Tij dhe mbi të gjithë shokët e Tij.

Shpërndaje: