“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sprova e Dexhallit

Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Fetua”, fetuaja nr. 7664\1

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne dëgjojmë për Dexhallin dhe fitnen e tij, fitne prej të cilës i dërguari i Allahut  ﷺ ishte lutur tek Allahu që ta mbrojë prej saj, gjë për të cilën edhe ne jemi urdhëruar ta bëjmë. Kush është Dexhali? Cilat janë cilësitë e tij? Çfarë është fitneja që e shkakton ai? Kur do shfaqet? Çfarë është e detyrueshme të bëhet në mënyrë që të jemi të mbrojtur nga ai?”

Përgjigje: Dexhalli është një njeri i cili do shfaqet në ditët e fundit. Atë do e pasojnë çifutët. Shfaqja e tij do jetë një nga shenjat e Kiametit, ai do sjellë pas vete fitne të mëdha të cilat do dobësojnë imanin në mesin e muslimanëve. Me shumë gjasë, shumë njerëz mund të vdesin si pasojë e fitneve të tij, me përjashtim të atyre të cilët Allahu (te ala) i ka mbrojtur. Kur jemi tek cilësitë e tij, themi se ai është kafir, ai është i verbër në njërin sy dhe do jetë shkaktar i shumë fitneve mes njerëzve, duke u munduar që t’i devijojë nga feja e tyre me çfarëdo mënyre. Pra, fitneja e tij dhe rreziku do jetë shumë i madh. Ai do shfaqet shumë afër nga koha kur do bëhet Kijameti. Fitneja e tij do jetë e veçantë për të gjallët. Është obligim për ne të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga ai, siç edhe jemi të urdhëruar nga profeti ﷺ.

Shpërndaje: