Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sprova e grave – Abdurr-Rrazak el-Bedr

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Profeti Muhammed ﷺ paralajmëron ndaj sprovës së grave dhe na bëri të qartë se ajo është shumë sprovë e madhe.

Ai ﷺ tha:

“Frikësojuni dynjasë dhe frikësojuni grave sepse sprova e parë e bijve të Israelit ishin gratë.”

Transmeton Muslimi (2742).

Sprova e parë që ndodhi ishte për shkak të grave. Burri ka prirje për gratë, dhe gratë kanë prirje ndaj burrave. Dhe nëse të dyja këto grupe dalin jashtë ligjeve të sheriatit dhe rregullave të fesë ata do të prishen dhe do të prishet shoqëria për shkak të kësaj. Prandaj është obligim të qenurit shumë i kujdesshëm ndaj sprovës së grave në mënyrën maksimale. Dhe në kohën e sotme kjo sprovë është shtuar shumë dhe janë shtuar mjetet e nxitjes në të keqe përmes kanaleve satelitore, faqeve të internetit, përmes revistave dhe shumë rrugëve të tjera. Ka kaluar deri në atë pikë ku çdo pronar dhe shitës i gjërave të kota nëse dëshiron të promovojë produktet e tij, blen dinjitetin, nderin dhe statusin e një gruaje të bukur dhe vendos foton e saj në produkt për ta promovuar atë. Pse?

Sepse ata e dinë se ajo tërheq zemrat drejt kësaj sprove. Shumë zemra lehtë i nënshtrohen sprovës së grave dhe gjërave të ndryshme që nxisin në harame dhe në zemërimin e Allahut -subhanehu ue te ala-. Pra është obligim për robin që të jetë i vetëdijshëm për këtë, dhe ta di bindshëm se me të vërtetë gratë janë sprovë (për burrat). Dhe sprova e tyre është sprovë e madhe.

Profeti Muhammed e kishte frike sprovën e grave për umetin e tij dhe bëri një paralajmërim të ashpër ndaj saj. Prandaj ai që është i zgjuar dhe le të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm ndaj kësaj sprove, si dhe ndaj sprovës së dynjasë dhe nga çdo sprovë që është lejuar të ndodhë me lejen e Allahut, nga ajo që është e dukshme dhe ajo që është e fshehtë.

Shpërndaje: